description

Ngritet aktakuzë ndaj 9 avokatëve

Publikuar: E enjte 16 Shkurt 2012, 20:18 0 Komente

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër nëntë avokatëve nën akuzat për vepër penale "keqpërdorim të besimit nga neni 269 i Kodit Penal të Kosovës". Të akuzuarit janë Sadik Tanyol nga Prizreni, Shefqet Ibrahimi nga Skenderaj, Prenk Pepaj nga Gjakova, Mustafë Musa nga Gjilani, Xhafer Maloku nga Klina, Fahire Qeko Kabashi nga Prizreni, Muharrem Ramadani nga Mitrovia, Xhavit Krreku nga Gjakova dhe Haxhe Nikqi nga Peja. Ndër ta, Xhafer Maloku akuzohet edhe për veprat penale të mashtrimit dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve, ndërsa, Xhavit Krreku dhe Haxhe Nikqi akuzohen edhe për veprën penale shmangie nga tatimi. Të pandehurit akuzohen pasi që nga viti 2003, duke përfaqësuar klientët e tyre, disa me autorizim e disa pa autorizim, pas përfundimit të procedurës lidhur me kompensimin e dëmit pranë Kompanisë së sigurimit “Kosova në Likuidim” në Prishtinë, të njëjtës i kanë sugjeruar që mjetet financiare t’i transferonin në llogaritë e avokatëve e jo të klientëve. “Avokatët e pandehur në shumë raste kanë falsifikuar autorizimet në emër të klientëve të tyre”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve