Një grua humb jetën nga zjarri
Një grua, rreth 85 vjeçare, besohet të ketë humbur jetën si rezultat i ngulfatjes, gjatë një zjarri i cili kishte kapluar një shtëpi private në rrugën e “Tetovës” në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, rreth orës 18:50, është informuar për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm nga zjarri i paraqitur, ndërsa ka pranuar informatën edhe për viktimën e rastit, H.Laçkoviq (1927), e përkatësisë etnike boshnjake, e cila besohej të ishte nxjerrë jashtë shtëpisë nga familjarët e saj, ndërsa besohej të ishte pa shenja jete. Hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes, kanë identifikuar trupin e pajetë të viktimës, e cila besohet të ishte ngulfatur nga tymi i zjarrit.
- Kapen babë e bir nga Tetova me 300 kg drogë
- Katër persona arrestohen për grabitje
- Metush Kamberi në gjyq për terrorizëm
- Refuzohet kërkesa e prokurores
- Kapen të dyshuarit për grabitje
- Një minator humb jetën aksidentalisht
- Zbulohen vjedhësit e busteve të dëshmorëve në Gjilan
- Vrasësi i mjekes dënohet me 25 burg
- Plumba në dhomën e gjumit
- Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet
- Dyshohet të ketë vdekur nga alkooli dhe të ftohtit
- 22 muaj burg për kontrabanduesin nga Bosnja
- Vrasjet “politike”, në duar të EULEX-it dhe të Prokurorisë Speciale
- “Maskat” sulmojnë të riun shqiptar
- Arrestohen për prostitucion
- Të shtëna me armë zjarri
- Fuqizohet lufta kundër krimit dhe terrorizmit
- Dy të arrestuar, konfiskohen rreth 19 kg marihuanë
- Ngritet aktakuzë ndaj 9 avokatëve
- Disa turistë dhe banorë kanë mbetur të bllokuar në Rugovë




ad_d.jpg)


Komente