description

Novotna: Prokurori Salustro gëzon imunitet

Publikuar: E enjte 2 Shkurt 2012, 20:59 0 Komente

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se prokurori Mauricio Salustro gëzon imunitet, raporton Kosovapress. Mbrojtja e Fatmir Limajt kishte kërkuar që prokurori Salustro të largohet nga rasti, pasi që mbi atë rëndojnë disa akuza nga ditarët e të ndjerit Agim Zogaj dhe bashkëshortes së tij. Mbrojtja, po ashtu ka kërkuar që në gjykimin e rastit “Kleçka” Salustro të ftohet si dëshmitar. Për kryeprokuroren e EULEX-it, italiani Salustro ka imunitet. Në përgjigjen dërguar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kryeprokurorja Jaroslava Novotna refuzon përjashtimin e prokurorit, pasi që konsideron që nuk ka bazë ligjore. Arsyetimi është i shkurtër dhe mbështet në nenin 40 pika 1 e procedurës penale për përjashtimin e gjyqtarit nga një rast, derisa kjo bazë zbatohet tek një prokuror përmes referimit nenin 45 pika 1. Neni 40 pika 1 thekson se gjyqtari laik përjashtohet nga ushtrimi funksioneve në rastin kur është në lëndën e njëjtë, kur ai ose ajo nuk është marr si dëshmitar ose dëshmitar ekspert. Arsyetimi vazhdon se Salustro nuk është marr në cilësinë e dëshmitarit dhe dëshmitarit ekspert në rastin aktual. Kryeprokurorja e EULEX-it gjithashtu është thirrur në ligjin për statusin dhe privilegjin e imunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve