description

Përleshje ndërmjet serbëve në Zveçan

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 14:17 3 Komente

Policia rajonale në Mitrovicë njoftoi të hënën për një përleshje ndërmjet dy grupeve, nga Zveçani dhe Mitrovica, që ka ndodhur gjatë fundjavës në Zveçan. Sipas zëdhënësit rajonal të PK-së, Besim Hoti, besohet se rreth njëqind persona janë përfshirë në rrahje masive, të shtunën në orët e mbrëmjes, në rrugën “Mbreti Millutin” në Zveçan. Policia e Kosovës në Zveçan, në pamundësi për ta kontrolluar situatën në qytet, ka kërkuar ndihmë nga policia e EULEX-it, pjesëtarë të së cilës kanë arritur ta venë situatën nën kontroll, thuhet në komunikatë. Ndërkaq gurë dhe sende të tjera të forta janë hedhur në drejtim të forcave policore të EULEX-it nga grupet e personave të dyshuar, ndonëse nuk është raportuar për të lënduar nga ana e zyrtarëve të EULEX-it. Gjatë kohës kur ka ndodhur përleshja, në qytet është dëgjuar një shpërthim në oborrin e furrës së bukës, pronë e një shqiptari, në rrugën “Mbreti Petër” në Zveçan.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale. Autoritetet nuk besojnë se shpërthimi mund të ketë lidhje me përleshjen.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Zyra 16.09.2010 - 13:55

    Pa ndihmen e eu spakan force policet e kosoves me qetsue situaten e renduar!Ndersa po te qetsoin situata kur shqiptaret kerkoin drejtesi kjo polici mundet me qetsue popullin e vete qe nuk bene rahmet si shkau dikuri!

  • meti 09.09.2010 - 6:00

    i kisha lut policin e kosoves qe ne koordinimme policin e eu te veprojn ne at pjes nese eshte nevoja te patrollojn me rroba civile qe me leht ti gjejn kriminelet

  • Emini 07.09.2010 - 19:01

    Hajde kersh ju baft Zoti.

arkivi i lajmeve