Pezullohet përkohësisht procesi “Bllaca 2”
Prishtinë, 3 shkurt
Ndonëse të premten është pritur që të fillojë gjykimi për rastin “Bllaca 2” ndaj gjashtë të akuzuarve Shpresim Uka, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shaban Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari, ky proces është pezulluar përkohësisht. Procesi gjyqësor do të zhvillohet nën akuzën e ngritur nga prokurori Maurisio Salustro. Në arsyetimin e mbrojtjes thuhet se i njëjti gjyqtar ka qenë anëtar i panelit edhe në rastin e parë të gjykimit të Fahredin Gashit, ku Nazim Bllaca ka qenë dhe është dëshmitar bashkëpunues. Pikërisht kjo ishte edhe çështja që bëri të shtyhet procesi gjyqësor, pasi që një dëshmitar si Nazim Bllaca, i cili ka dëshmuar në dosjen e parë, ku është dënuar Fahredin Gashi me 18 vjet burgim, e anëtar i trupit gjykues në atë proces gjyqësor ka qenë Torre Tomason dhe sipas mbrojtjes deklarata e Bllacës ka qenë e besueshme për atë trup gjykues. Dhe, pikërisht Torre Tomason të premten ishte kryesuesi i trupit gjykues, pra ai e udhëhiqte procesin gjyqësor të ashtuquajtur “Bllaca 2”. Emërimi i këtij gjyqtari në këtë trup gjykues hasi në kundërshtime të mbrojtjes, e cila është kundër pranisë së tij si kryetar i këtij trupi gjykues, duke u bazuar në norma ligjore dhe në të njëjtën kohë kërkuan verbalisht përjashtimin e tij nga trupi gjykues i procesit gjyqësor “Bllaca 2”. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve deklaruan se edhe me shkrim do ta bëjnë deponimin e kërkesës së tyre në adresë të kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. Pezullimi i procesit gjyqësor, ndonëse ndodh deri në nxjerrjen e vendimit nga ana e KAGJE-së, Françesko Florit, kryetari i trupit gjykues, Torre Tomason, ka kërkuar se, pavarësisht vendimit, palët të paraqiten në gjykatë në seancën e radhës, siç ka qenë e planifikuar më datën 26 shkurt.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente