description

Plaçkitet depoja e Kuvendit të Komunës

Publikuar: E mërkure 25 Gusht 2010, 14:09 3 Komente

Persona tash për tash, të paidentifikuar, mbrëmë kanë thyer dhe plaçkitur depon e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Në fakt, fjala është për depo ku deponohen mallrat e konfiskuara nga inspektorët komunalë, për shkak të kontrabandimit të tyre, afatit të skaduar të përdorimit etj., e cila gjendet në periferi të qytetit, përkatësisht në hapësirat e ish kazermës së TMK-së. “Me të marrë informatën për këtë rast ne e kemi njoftuar policinë, e cila po kryen hetimet lidhur me atë se si është thyer kjo depo dhe çka është plaçkitur nga ajo”, ka thënë Faik Bërdoniqi, udhëheqës i inspeksionit, duke shtuar se aktualisht ende nuk dihet sasia dhe lloji i mallit të vjedhur dhe se komisioni për regjistrim i Kuvendit të Komunës është duke e bërë regjistrimin, pas të cilit do të dihet saktësisht sasia dhe lloji i mallit të vjedhur. Pavarësisht nga kjo, sipas burimeve tona, merret vesh se kryesisht janë vjedhur sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme dhe mallra tekstili.

B. V.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • imri 25.08.2010 - 19:46

    me pak shpres ata kan? ngren edhe diqka t? prishur dhe vdesin.........

  • rasimi 25.08.2010 - 19:22

    Dihet kush eshte inspektori i fundit i cili ka konfiskuar cigaret. Ne Prizren para 1 vite kane vjedhur prokurorin me 5 kg.Droge, Kane djegur Komunen e Priyrenit me qindra dukumete falsifikuar. Ne prishtine kane vjedhur drogen prej depose e policise kuku medet per gjakovaret

  • Adem Berisha 25.08.2010 - 14:55

    Aiiiiiiii, hajgare a?! Kjo nuk është sensacion. Eh, është vjedhur e plaçkitur "zyra më e ruajtur" Zyra e dëshmive në polici jo kjo. E edhe sa kemi për të parë e dëgjuar, kjo do të jetë e papërfillshme. Nuk është problem sepse këtu i kemi të huajt qe të na ruajnë të mos vjedhim ne vet shtëpinë tonë.

arkivi i lajmeve