description

Prangoset 17-vjeçari që plagosi tre nxënësit

Publikuar: E marte 7 Shtator 2010, 23:57 2 Komente

Burime policore kanë bërë të ditur të martën se pas një pune të suksesshme operative, hetuesit e njësitit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin Q.Jonuzi 17 vjeçar, i cili një ditë më parë plagosi tre nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”. “Siç dihet i dyshuari në Gjimnazin “Kuvendi i Arbrit”, në një dhomë mësimi të kësaj shkolle, kishte shtënë me revole dhe kishte plagosur tre nxënës dhe mbi të do të vihet barra e veprës vrasje në tentativë”, tha zëdhënësi rajonal i policisë, toger Agim Gashi. Ai theksoi me këtë rast se të dyshuarit i vihet në barrë vepra, vrasje në tentativë. Mësohet se përveç arrestimit, te i dyshuari policia ka gjetur dhe konfiskuar armën me të cilën dyshohet se janë plagosur tri viktimat e rastit të djeshëm.

“Sipas hetimeve të paraprake, deri te rasti ka ardhur si pasojë e një zënke të mëhershme ndërmjet të arrestuarit dhe njërit nga të plagosurit në rastin e djeshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë Agim Gashi. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pas kompletimit lënda do t’i dërgohet gjykatës për procedurë të mëtutjeshme.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Lumja 09.09.2010 - 11:06

    Sigurisht qe gjera te tilla mund te ndodhin perderisa armet lejohen te mbahen ne shtepi e ato mund ti perdorin edhe femijet,...

  • mergimtari 08.09.2010 - 23:42

    po ku jan ata arsimtar qa jan ka ruj aty pse nuk i kontrollojn nxensit kur hyn ne koridor te shkolles a ka naj rregull aty a jo tung

arkivi i lajmeve