description

Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 19:08 0 Komente

Njësia e Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka pranuar një informatë se në një organizatë joqeveritare ka pasur shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, kështu kanë bërë të ditur zyrtarë për informim nga Policia e Kosovës. Sipas tyre me të marrë informatën hetuesit policorë kanë filluar hetimet dhe në bazë të hetimeve të zhvilluara personi i dyshuar SH.J. në pozitën e kontabilistit dyshohet se ka vjedhur një shumë rreth 77.000.00 euro. Të dyshuarit i është dhënë autorizimi për tërheqjen e parave me nënshkrim të drejtorit ekzekutiv, në pamundësi të kryerjes së këtyre detyrave nga ana e drejtorit ekzekutiv të organizatës joqeveritare, bën të ditur Policia e Kosovës. Sipas policisë, pasi të dyshuarit i janë dhënë të gjitha autorizimet për tërheqjen e parave me nënshkrim të drejtorit ekzekutiv, i njëjti dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimin e drejtorit ekzekutiv dhe me këtë ka tërhequr shuma të ndryshme të parave për nevoja personale. Organizata joqeveritare ka kërkuar ndihmën e auditorit për të evidentuar të gjitha transaksionet (tërheqjet) e bëra nga ana e të dyshuarit. Dyshohet se Sh. J. ka kryer veprën penale ”Shpërdorim i pozitës zyrtare” e paraparë në nenin 339 të Kodit Penal të Kosovës dhe falsifikimi i dokumentit, si dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës. Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë së Qarkut personi i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme, njofton policia.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve