Prokuroria: S?ka fakte për krim të organizuar
Katër muaj të hetimeve të Prokurorisë speciale nuk kanë mundur të vërtetojnë se katër të arrestuarit, Bexhet Luzha, Sami Berisha, Atdhe Luzha dhe Sabit Berisha, i takonin një grupi që merrej me krim të organizuar. Personat në fjalë ishin arrestuar në fshatrat e brezit kufitar Kosovë-Maqedoni në operacione të Policisë së Kosovës, që u ndërmor pak orë pasi policia maqedonase ishte përleshur me një grup të armatosur në territorin e saj. Edhe pse ishte thënë se grupi i arrestuar në Kosovë, mund të kishte lidhje me këtë incident, katër muaj të hetimeve nga Prokuroria speciale është arritur të grumbullohen prova, të cilat i përfshijnë këta të dyshuar vetëm për vepra të armëmbajtjes pa leje, të furnizimit apo transportit të paautorizuar të armëve.
Avokati Nikë Shala, i cili mbron të pandehurin, Sabit Berisha, i ka thënë gazetës sonë se klienti i tij nuk është i përfshirë në krim të organizuar. “I mbrojturi im, Sabit Berisha, është hetuar fillimisht për veprën penale të krimit të organizuar. Pas përfundimit të hetimit, prokurori special nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për këtë vepër penale, por ka gjetur elemente të veprës penale të furnizimit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së pa autorizuar të armëve”, i ka thënë Shala gazetës “Kosova Sot”.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


Po shoku shum mir e ceke se duhet te jemi konfromligjit ,por ama kur ligji te ben dredhina si me ja ba ksaj i nderuar apo ndoshta duhet te marrin ne qaf te rinjt rasti i 19 vjeqarit A L ja nderpren studimet e ja montuan disa fyshek apo me mir me than 360 fishek dhe e quajte terorist femiun e qorjentuan komplet nji familje e ju shoku Burhan tani dua nji pergjigje nga ju me respekt Lirie Luzha
PO pikrisht tregtia me arme eshte baza e krimit te organizuar nga e cila rrjethin te gjitha krimet tjera si jane vrasje tentim vrasje kontrabanda,trafikim me narkotik,trafikimi i qenjeve njerzore,bashkpunim me mafian rajonale,prandaj tani jemi shtet dhe duhet te veprojm konfrom ligjit.
PO pikrisht tregtia me arme eshte baza e krimit te organizuar nga e cila rrjethin te gjitha krimet tjera si jane vrasje tentim vrasje kontrabanda,trafikim me narkotik,trafikimi i qenjeve njerzore,bashkpunim me mafian rajonale,prandaj tani jemi shtet dhe duhet te veprojm konfrom ligjit.