description

Refuzohet kërkesa e prokurores

Publikuar: E marte 21 Shkurt 2012, 20:45 0 Komente

Ishin dyshimet e prokurores së EULEX-it, ato që e kishin çuar këtë të fundit të bëjë një kërkesë në adresë të gjyqtarit amerikan Din Panelas që ndaj të dyshuarit Zenel Kuqi, ish-drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, i dyshuar për një sërë veprash penale të kryera në bashkëveprim, të kërkojë caktim të masës së paraburgimit. Kjo kërkesë erdhi sipas dyshimeve të prokurores, e cila pretendonte se i dyshuari Kuqi i kishte shkelur rregullat e arrestit shtëpiak, duke kontaktuar me zyrtarë të MSH-së, e duke u pajisur me dokumente duke e cituar kështu një draft-kontratë që kishte të bënte me kompaninë ekskluzive, shpk. Gjilan, e cila e kishte bërë furnizimin me listën esenciale të barnave. Prokurorja gjithashtu është ndalur edhe te fshehja e krahasimeve të buxhetit, fshehja e dokumenteve që ndërlidhen me katër tenderë. Pas prezantimit të dyshimeve të prokurores, fjalën e mori mbrojtja, e cila ka bërë një elaborim të të dhënave, që i dyshuari Kuqi po i dispononte në shtëpinë e tij në një USB-je, e që draft-ligjin të cilin e përmendi prokurorja, avokati i Kuqit tha se e ka nxjerrë në një USB, në të cilën ka të dhëna për punën njëvjeçare sa kishte punuar Kuqi në MSH, e që atë USB mbrojtja dhe i dyshuari ishin të gatshëm që t’ia dorëzonin prokurores në afat prej një ore. Pas sqarimeve të dhëna nga mbrojtja dhe e të dyshuarit Kuqi, gjyqtari mori vendim që kërkesa e prokurores të hidhet poshtë si e pavërtetuar, nëse i njëjti i kishte thyer rregullat e masës së arrestit shtëpiak. Pas këtij vendimi, duke i shpjeguar arsyet e saj, prokurorja ka kërkuar që Kuqi ta sjellë kompjuterin e tij në Prokurori, derisa t’i kopjohet hard disku, ndërsa kompjuteri t’i kthehet prapa. Këtë kërkesë e ka miratuar edhe gjyqtari, i cili kërkoi nga zyrtarët policorë, të cilët e bëjnë transportin e tij nga gjykata në shtëpinë e tij, ta konfiskojnë kompjuterin dhe i njëjti ti përcillet Prokurorisë, me qëllim që të mos dëmtohen provat e Prokurorisë për shkak të vonesave të mundshme.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve