description

Rrokulliset traktori, vdes fëmija

Publikuar: E shtune 4 Shtator 2010, 20:48 2 Komente

Në fshatin Shtupel të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Njësitet e Trafikut Rajonal të Pejës kanë thënë se sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur, kur ngasësi i traktorit, i cili qarkullonte rrugës së fshatit Shtupel, më të arritur në një teposhtë, rrotullohet me traktor dhe ndrydh fëmijën, i cili ka qenë i ulur në pjesën e pasme të traktorit, rimorkios, ku viktima pëson lëndime të rënda trupore. Fëmija rreth 12-vjeçar, dërgohet me urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Klinë, ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është liruar më urdhër të prokurorit për ceremoni të varrimit. Ngasësi i Traktorit, një 20-vjeçar nga Shtupeli, është arrestuar dhe më urdhër të prokurorit është ndaluar në stacionin e policisë. Aksidenti është në hetim nga Njësiti i Hetuesisë së Trafikut Rajonal në Pejë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Beka 09.09.2010 - 0:42

    O Afrim paske dal prej temes Vallai. se fjala esht per Traktorin e jo per Bllacen.

  • afrim 05.09.2010 - 7:59

    mendimi im është se perkrahjen e popllit nuk do te ket zorti bllaca kurr ni here vet ai është persolalisht njeri i krimit po tashë ma e keqja është se gjaku nuk hup kurr heret a von dihet por ky zotriv do futet ne biruc me gjith ish shoket e vet po ky zotria ma se miri është qe te tregon verteten qysh prej fillimit e deri me sot po per mendimin ti ky njeri ka ngelur pa lek se ka humbur ne cassino ne beograd.. kaloni mirë

arkivi i lajmeve