description

Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 19:36 0 Komente

Ndonëse ishin shpjeguar të gjitha arsyet që ka pasur parasysh mbrojtja për ta ftuar prokurorin e çështjes penale të të ashtuquajturit rasti “Kleçka”, për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor, kjo nuk ndodhi.

Refuzimi i kësaj kërkese është bërë publike të enjten nga kryetari i trupit gjykues, i cili edhe seancën e djeshme e ka shtyrë në mungesë të anëtares së trupit gjykues, Shqipe Qerimit. Ndonëse seanca e radhës gjyqësore u shty për 28 shkurt, ajo e sotmja ka zgjatur deri në orët e vona të pasdites dhe nuk kishte të bënte me procesin “Kleçka”, por kryesisht me Fatmir Limajn, njëri nga dhjetë të akuzuarit në këtë proces gjyqësor. Arsyeja e zgjatjes së seancës lidhej me kërkesën e prokurorit Maurisio Salustro, që Fatmir Limajt t’i caktohet masa e paraburgimit, meqë, sipas tij, ai ka bërë shkelje të dispozitës ligjore që ka të bëjë me masën e arrestit shtëpiak. Sipas prokurorit, Limaj ka udhëtuar me veturë private në gjykatë dhe se vetura e tij është drejtuar nga vozitësi i tij Naser Shala, kurse i pranishëm ka qenë edhe truproja e tij, Shpëtim Telaku. Me gjithë faktin që ky i fundit ka qenë i intervistuar nga prokurori, por asnjëri prej tyre nuk ishin të përfshirë në listën e dëshmitarëve. Këtë më së miri ia sqaroi gjykatës vetë Fatmir Limaj, si dhe mbrojtësi i tij Karim Kan, ndonëse Limaj kishte vendimin që e ka të lejuar transportin me automjet privat, por nën mbikëqyrjen policore, siç citoi edhe vetë Limaj dhe se edhe në tri apo katër seance intervistuese që ka pasur për një rast tjetër hetimor kishte udhëtuar me veturë private dhe nën mbikëqyrjen e Policisë së EULEX-it, e cila përmes një shkrese e kishte njoftuar Limajn se tani e tutje ai do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës. Këtë edhe e kishte aplikuar Limaj, por nuk kishte qenë në dijeni se nuk duhet ta drejtonte veturën vozitësi i tij Shala dhe se ka menduar se nuk po i shkelte dispozitat ligjore, madje, këtë e ka bërë edhe publikisht nga padijenia.

Shkeljet teknike të ligjit

Këto shkelje teknike i ka arsyetuar edhe avokati i tij mbrojtës Karim Kan, i cili i ka shpjeguar gjyqtarit Xhonatan Karol përmbushjen e të gjitha obligimeve nga Limaj, duke përfshirë edhe mos-shkeljen e dispozitave, si për shembull të atyre që kanë të bëjnë me ndikim në dëshmitarë, arratisje, kërcënim e tjerë. Ndonëse ishin këto shkelje teknike, për të cilat Limaj i kishte bërë nga mosdija, trupi gjykues e ka kuptuar dhe ka nxjerrë një vendim të drejtë, duke vazhduar që ta lërë Limajn në arrest shtëpiak dhe duke mos e aplikuar masën e paraburgimit. Ndryshe, në kuadër të këtij vendimi, Limajt i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve