description

Seanca përfundimtare për trafikuesit e drogës

Publikuar: E mërkure 1 Shkurt 2012, 19:14 0 Komente

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të mërkurën është mbajtur procesi gjyqësorë kundër të akuzuarve Shake Ndrecajt (1976) jeton në Lubjanë të Sllovenisë ndërsa mbahet në paraburgim që nga data 18 qershori 2011, Ejup Maliqit 1986 si dhe Alban Bytyqit nga Komunë e Therandës. Gjatë seancës është dhënë fjala përfundimtare .Të njëjtit janë vënë në bankë të zezë nën akuzën për blerje, shitje, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike. Në aktakuzën në bazë të së cilët pritet që të jepet në ditët në vijim verdikti përfundimtar i organeve të drejtësisë thuhet: " Me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasurorë të kundërligjshëm të organizuar pasi që të akuzuarit në fjalë paraprakisht kanë arritur marrëveshje në mënyrë të paautorizuar për transportim të materieve narkotike. Transportimi i materies është bërë me veturën e modelit BMW me targa të Lubjanës me numër 22-5-PN, pronë e të akuzuarës Shake, e cila sipas marrëveshjes me të akuzuarin Ejup dhe Alban materien narkotike e kishte vendosur në rezervuarin e veturës në fjalë.. Materia narkotike ka qenë e llojit heroinë dhe e paketuar në 10 paketime me peshë të përbashkët 4.961.97 gr me ç’rast edhe janë arrestuar të tani të akuzuarit” thuhet në aktakuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, e cila të akuzuarit I ngarkon për kryerje të veprës penale të posedimit, shitjes apo shpërndarjes së substancave narkotike të rrezikshme dhe substancave psikotropike në mënyrë të paautorizuar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve