description

Shpërthim në oborrin policor të Zubin Potok

Publikuar: E shtune 28 Gusht 2010, 20:04 0 Komente

Një shpërthim i një lëndw shpërthyese në një automjet të një pjesëtari të Policisë së Kosovës, ka tronditur të shtunën në orët e para të mëngjesit banorët e Zubin Potokut si dhe ka alarmuar oficerët e policisë. Shpërthimi u dëgjua në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok. Dëshmitarët shprehen se panë në flakë një automjet privat të parkuar në afërsi të stacionit policor. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla materiale në dy nga makinat e Policisë së Kosovës, ndërsa automjeti privat “Opel Corsa” që u dogj tërësisht i takonte një pjestari të policisë. Njësitë e specializuara kanë arritur në përfundimin se lënda shpërthyese është granatë e tipit M-57, prodhim jugosllav. Hetimet për rastin vazhdojnë, njofton Policia e Kosovës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve