description

Shpërthime në Bostan, lëndohen gjashtë persona

Publikuar: E diel 29 Gusht 2010, 20:38 0 Komente

Në orët e mbrëmjes së kaluar gjatë një ceremonie të pjesëtarëve të religjionit ortodoks në Bostan të Novobërdës ka ndodhur një shpërthim, me ç’rast ka rezultuar me gjithsej gjashtë persona të lënduar. Deri tek vënia e mjeteve shpërthyese ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishte pasur tani i dyshuari për vendosjen e dy mjeteve shpërthyese Sreten Periq, kanë bërë të ditur burime zyrtare brenda Policisë së Kosovës. Ato kanë vënë në dijeni se i dyshuari Periq është në kërkim të organeve të ndjekjes.

Lidhur me këtë incident për “Kosova Sot “zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit Ismet Hashani deklaroi”: Rreth orës 22:10 min. të së shtunës mbrëma ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm. Ai tha se incidenti ka ndodhur në afërsi të kishës ortodokse serbe që gjendet në fshatin Boston, Komuna e Novobërdës përderisa shumë qytetarë të asaj ane ishin duke festuar festën fetare “ Zonja e Madhe “ në oborrin e kishës së këtij fshati. I dyshuari S. P. 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës me banim në këtë fshat, pasi që ishte fjalosur dhe kishte pasur një mosmarrëveshje me organizatorin e kësaj ceremonie, dyshohet se i ka hedhur dy granata dore në këtë vend ku kishte shumë njerëz. Njëri nga mjetet shpërthyese ka shpërthyer, ndërkaq tjetri jo. Tre personat e lënduar janë të nacionalitetit serb dhe tre të tjerë të nacionalitetit rom.

Që të gjithë të lënduarit po trajtohen në spitalin e Graçanicës dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së informacionit rreth incidentit në fjalë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet rajonale, krimteknika si dhe prokurori i Eulexit. “Në vendin e ngjarjes gjithashtu kanë dalë edhe njësitet e KFOR-it të cilat e kanë bërë tërheqjen e mjetit tjetër, i cili fatmirësisht nuk ka shpërthyer “ ka thënë zëdhënësi Hashani. Sipas tij, i dyshuari akoma është në arrati dhe i njëjti është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve