Shtatë të arrestuar për keqpërdorim të kartelave bankare
Prishtinë - Pas një hetimi një vit e gjysmë të Policisë së Kosovës, konkretisht Departamentit Special Antikorrupsionit, së bashku me Departamentin Kundër Krimit të organizuar, ka rezultuar me prangosjen e shtatë personave. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se gjatë kryerjes së një operacion me qëllim të luftimit të krimit të organizuar, ka arrestuar Lerim Bajgora 14.08.1988, Lavdrim Bajgora 14 .01.1990, Besian Gashi 18.01.1987, Ahmet Ahmeti 15.02.1981, Fisnik Ahmeti 03.03.1987, Xhemail Hyseini 02.01.1970 dhe Fitim Krasniqi, të gjithë nga rajoni i Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka pohuar se shtatë të arrestuarit dyshohen se kanë kryer Krim të Organizuar dhe keqpërdorim të kartelave bankare, ku kanë përfituar mbi 150.000 mije euro. Personat e dëmtuar, sipas Kelanit kryesisht janë shtetas të huaj. “Gjatë këtij operacioni policor janë bastisur (18) tetëmbëdhjetë lokacione të ndryshme në Rajonin e Prishtinës, me qëllim të kapjes dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe mbledhjes së provave dhe dëshmive që ndërlidhen me krim të organizuar, duke keqpërdorur kartela bankare të falsifikuara-dublifikuara”, ka pohuar Kelani. Sipas tij, operacioni policor është në vazhdim e sipër, pasi dyshohet edhe për disa persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të organizuar. Policia e Kosovës gjatë konferencës i kishte ekspozuar mjetet e sekuestruara përmes së cilave hakerët kishin falsifikuar kartelat bankare dhe disa gjësende të tjera. Sipas Kelanit, personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërsa operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe priten edhe arrestime të tjera. Sipas tij, operacioni policor ka qenë i mbështetur edhe nga njësitet speciale operative të PK-së.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


HAJT se boll kan vjedh ne kosov nderkomtart mir jav paska bae
valla ata i paskan arrestu po veq kur tbahen 1 muja krejt kan me kan ne liri se vet prokurort jan te korruptum i mashtron per pak pare, sa per mendimin tim ja kisha jep denimin deri ku nuk shkon mah hiq.
pa hajni nuk ben hiq ne kosov edhe vet veq nuk po muj
oooo-ikeni arestuar do djem te ri qe jan munduar te behen ganster pse bre nuk pi arestoni do ministra do kryetar komunave do drejtora qeta jan mafija numer 1 kosoven eshkret qeta jan krimi iorganizuar qet vjedhin me miljona
patejeter dyqysh duhet me jetu
jo ishalla sjav ka qeruu zoti syt me ba athen ;p
Denimet te jene sa me te medha sepse kjo eshte nje rruge shume e rrezikshme per shtetin e Kosoves.
po de po a po nin nai sen mir a