Sulmohet personi në veturë
Kaçanik, 1 shkurt
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Kaçanikut nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një incident, të cilin autoritetet e rendit e kanë vlerësuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Autoritetet policore në Kaçanik, kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Kovaçec. Raportohet se B. G. 22 vjeç, derisa me veturën e tij po qarkullonte në drejtim të fshatit Kovaçec, atë e kishte tejkaluar një veturë tjetër duke u ndalur dhe duke ia bllokuar rrugën. Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, togeri Agim Gashi shprehet se nga vetura kishin dalë katër persona: (F. T. 23 vjeç, S. T. 25 vjeç, M. T. 22 vjeç dhe Sh. E. 24 vjeç). Ata, kanë arritur të futen në veturën e B. G. duke e sulmuar me mjete të forta. Ky i fundit kishte nxjerr revolen dhe kishte shtënë dy herë. Me këtë rast, është lënduar lehtë në dorën e majtë ( F. T.). Pjesëtarë të Njësitit të Hetimeve dhe Patrullës Sektoriale të policisë së Kaçanikut, kanë konfiskuar armën, ndërsa të lënduarin e kanë dërguar në Shërbimin Emergjent. Ndërkohë të pesë personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar dhe po mbahen në Qendrën e Paraburgimit.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente