Suspendohet prokurori Fahri Nuhiu
Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës të mërkurën ka marrë vendim për suspendimin e prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, Fahri Nuhiu. Vendimi për suspendimin e prokurorit Nuhiu, sipas burimeve të gazetës ka ardhur për shkak të neglizhencës së tij gjatë ushtrimit të funksionit prokurorial. Gazeta ka provuar të kontaktojë anëtarët e Komisionit të Këshillit Prokurorial për të mësuar më shumë rreth suspendimit të prokurorit në fjalë, mirëpo ka qenë e pamundur për të marrë ndonjë përgjigje nga këta të fundit. Megjithatë, burime të sigurta të gazetës kanë pohuar se vendimi për suspendim të prokurorit Nuhiu ka ardhur pas transmetimit të një storie në mediet, ku është raportuar për shkeljet procedurale që janë bërë gjatë një seance gjyqësore në Gjilan më 21 nëntor 2011 kundër të pandehurit Beki Vrajolli, i cili akuzohej për vepër penale, ku prokurori në fjalë nuk kishte përfillur procedurat gjyqësore. Prokurori Fahri Nuhiu gjatë kësaj seance nuk i kishte lexuar aktakuzën të pandehurit për të cilën obligohet ligjërisht, ndonëse në procesverbal e gjithë seanca përshkruhej sipas procedurave. Në këtë raport thuhej se procesverbali konstatonte se prokurori ia lexon të pandehurit aktakuzën, gjë që në fakt nuk ishte bërë leximi verbal i aktakuzës nga prokurori duke shkelur nenin 314, paragrafi 3 i KPPK-së. Prokurori në fjalë kishte propozuar që aktakuza të konfirmohet, sepse ka prova të mjaftueshme dhe është e bazuar. Të gjitha këto parregullsi duket ta kanë sjellë Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës në marrjen e vendimit për suspendim të prokurorit Fahri Nuhiu.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente