Të sëmurët psikikë ‘pushtojnë’ kryeqytetin
Vitet e fundit rrugët dhe sheshet e Prishtinës janë "pushtuar" nga personat me të meta psikike. Dhe, këta njerëz që kanë nevojë për përkujdesje të përhershme bredhin lirshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, duke mos u penguar nga askush. Ata njëherësh dhe ngjallin frikën tek qytetarët të cilët nuk janë të sigurt të ecin me fëmijët e tyre.
Frika e qytetarëve
Ajshe Berisha, 46-vjeçare, banore në lagjen "Dardania", shpreh frikën e saj për personat me të meta psikike, të cilët qarkullojnë orë e çast nëpër rrugët tona pa u ndaluar nga askush. Ajo mendon se institucionet e Kosovës bëjnë shumë pak për këta persona, të cilët po ashtu janë pjesë e shoqërisë sonë. "Unë jam nënë dhe sa herë që dal për t'i shëtitur fëmijët e mi, natyrisht si çdo nënë tjetër, ndihem e frikësuar. E di se edhe ata janë njerëz dhe kanë të drejtat e tyre, por ata dinë të jenë dhe agresivë, prandaj kujtoj se institucionet tona do të duhej të bënin më shumë për ta, e jo t'i lënë si bredhacakë rrugëve, duke i rrezikuar të tjerët", shprehet Berisha. Zëdhënësi i PK-së, Brahim Sadriu, ka pohuar se në Policinë e Kosovës ka pasur raste të raportuara ku kohe pas kohe personat me probleme mentale janë të përfshirë qoftë në cilësi të të dyshuarit apo në cilësi të viktimës. Sipas tij, PK--ja i trajton të gjitha rastet e tilla komform proceduarave ligjore dhe në konsultim të vazhdueshëm me prokurorët përkatës."Këta persona sapo vërehen nga Policia, se qytetarët kanë probleme të tilla zyrtarët policorë menjëherë kontakton me personelin mjekësor dhe veprohet komform komandimeve të prokurorëve apo personelit mjekësor", ka pohuar Sadriu.
Sjelljet jashtë kritereve dhe normave
Shaip Hasani, sociolog, ka pohuar se vetë fakti që ata vuajnë nga sëmundjet psikike natyrisht se edhe sjelljet e tyre dhe lëvizjet janë jashtë kritereve dhe normave ku njerëzit mund të shohin nga ta. Sipas tij, aspekti i kujdesit institucional ndaj këtyre personave në Kosovë është shumë i vogël dhe aspak në përkujdesjen e tyre. Dhe, si të tillë jo vetëm personat me të meta psikike, por edhe qytetarët në jetën e përditshme në kontakt me këta persona gjithmonë janë rrezik. "Vija institucionale dhe ministritë përkatëse do të duhej që të kujdesen më shumë ndaj këtyre personave dhe në mënyrë të mirëfilltë këta njerëz do të duhej që të dërgoheshin nëpër trajtimet e shtëpive përmirësuese korrektuese, pasi dihet se po të njëjti në gjithë botën jo vetëm që mbahen nën përkujdesje, por edhe mbështeten", ka pohuar Hasani. Sipas tij, çështja e kujdestarisë e këtyre personave mund të jetë e larmishme."Për aq sa kanë mundësi familjarët kujdesen për ta, për shkak të traditës, mentalitetit kosovar. Ka edhe një interesim sidomos tek afërsia e gjakut, mirëpo ata duhet të ndihmohen doemos në mënyrë institucionale dhe të mbështeten", thotë Hasani. Ai shprehet se është i bindur se shoqëria kosovare është shumë larg nga ajo skeptike dhe kështu në atë largësi të asaj pike kemi probleme dhe shqetësime."Njerëzit gjatë kryerjes së punës së tyre mund të ballafaqohen me të priturat dhe të papriturat nga personat e tillë, pa fajin e tyre dhe pa ndonjë mbikëqyrje që ata e meritojnë të trajtohen", theksoi ai. Ndërsa, ekspertë të ndryshëm të fushave përkatëse të neuropsikiatrisë të cilët punojnë në këto institucione nuk deshën të prononcoheshin në lidhje me këtë temë.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente