description

Të shtëna me armë zjarri

Publikuar: E shtune 18 Shkurt 2012, 20:05 0 Komente

Policia njoftoi se mbrëmë, 5 minuta pas mesnate, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka intervenuar në informatën e dëgjimit të të shtënave me armë zjarri. Raportohet se është arrestuar një mashkull, pasi i njëjti duke kaluar aty pranë me veturën e tij civile me targa vendore ka shtënë me armë zjarri. Të njëjtin policia ka arritur ta ndalë dhe gjatë kontrollit të veturës kanë gjetur dhe konfiskuar një revole “Colt”, gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja të kalibrit të papërcaktuar, 11 fishekë të kalibrit 7.65 mm. I dyshuari, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve