description

Tre persona me maska grabisin punonjësit e një kompanie

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 14:39 0 Komente

Sipas hetimeve të autoriteteve policore të Ferizajt, të hënën, rreth orës 18.00, ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën “Xhevë LLadrovci” në Ferizaj. Viktimat B. U. 28 vjeç dhe B. H. 29 vjeç punonjës të kompanisë ETC dhe derisa po dërgonin pazarin ditor në bankë janë sulmuar dhe grabitur nga tre persona me maska në kokë dhe me armë zjarri në dorë. Sipas zyrtarit për informim në PK për rajonin e Ferizajt, toger Agim Gashi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00, kur grabitësit e dyshuar, me veturën e tyre, së pari kishin goditur veturën e viktimave. Sipas viktimës B. U, grabitësit ua kanë marrë qesen me para (rreth 6.500 euro) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili për hetime të mëtejshme e ka autorizuar Njësitin e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.

 

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve