Vdes nga goditja e rrymës
Shtime, 6 shkurt
Mbrëmë, rreth orës 22:00, policia ka njoftuar se ka ndodhur një rast tragjik në Shtime. Një i ri 19-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së rrymës elektrike. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, në orët e vona, në rrugën “Smajl Gorani”, derisa viktima kishte shkuar për t’u pastruar në banjë. Zëdhënësi rajonal i policisë së Ferizajt, togeri Agim Gashi, ka thënë se bëhet fjalë për të riun B. B 19-vjeçar, të komunitetit ashkali. “Dyshohet që i riu ka pësuar si pasojë e goditjes së rrymës. Familjarët kanë pohuar se i ndjeri, në orët e pasdites, kishte shkuar për t'u pastruar në banjën e shtëpisë së re të pabanuar. Pas rreth 2 orësh, familjarët kishin hapur me forcë derën e banjës, duke e gjetur viktimën në gjendje alivanosje”, ka thënë Gashi. Mësohet se pas dhënien së ndihmës së parë në QMF në Shtime, viktima në gjendje të rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Qarkut, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa me hetimin e rastit është duke u marrë Njësiti i hetimeve rajonale të Ferizaj.
- Rrëmbehet 23 vjeçari, dy të arrestuar
- “Sekiraça”, kundërshtohen deklaratat e Shoshit për vrasjen e Triumf Rizës
- Vritet një person në fshatin Dresnik të Klinës
- Kontrabandë me armë, arrestohet personi
- EULEX-i ka bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit
- Gani Sahiti gjykohet për vrasjen e Salihut
- Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike, arrestohen dy persona
- I liruari me kusht arratiset nga Kosova
- Zbulohen 16 kg heroinë në një veturë me targa të Kosovës
- Për katër muaj, shtatë persona të rrëmbyer
- Kosovarja kërcen nga treni në lëvizje dhe shpëton
- Serbi e shqiptari kontrabandojnë derivate
- Rasti “Medikus”, ndryshime brenda kolegjit gjykues
- Tre narkodilerëve, tetë vjet e gjysmë burg
- Bllacë, konfiskohen mallra turke për tregun kosovar
- Arrestohet mashtruesi, 90 mijë euro i shkaktoi dëm kompanisë
- Shiste nota, arrestohet profesori
- Nën pranga personi që kontrabandonte 600 litra naftë
- Serbi largon nipin nga shtëpia nën kërcënim të armës
- Huruglica dhe Rafuna lirohen nga akuzat për korrupsion




ad_d.jpg)

Komente