description

Vrasje e dyfishtë në Bardhosh të Prishtinës

Publikuar: E enjte 29 Korrik 2010, 5:43 17 Komente

Prishtinë, 29 korrik

Të mërkurën, rreth orës 17:30, në stacionin policor të veriut është pranuar një informatë se në fshatin Bardhosh në afërsi të kishës ortodokse ka ndodhur një vrasje. Njësitet e nënstacionit policor të Bërnicës për më pak se 5 minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një të dyshuar i cili në duart e tij akoma kishte një armë automatike të llojit AK 47 dhe e cila se dyshohet se është përdorur nga i dyshimti në këtë rast. Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, policët kanë neutralizuar të dyshuarin duke konfiskuar menjëherë armën e llojit AK 47 dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Në ndërkohë në vend ngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetuesisë, krim teknikës për të bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe prokurori publik i qarkut.

Nga informatat e para policët kanë kuptuar se i dyshuari Bejtush. G., 45 vjeç, ka shtënë me armë zjarri në ish gruan e tij E. K., 40 vjeçare, në prindin e saj Sh. K., 70 vjeç, si dhe në motrën e ish gruas së tij, H. K., 35 vjeçare. Nga plagët e marra viktima E. K. (ish gruaja e të dyshimtit) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e saj e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. Ekipi i ndihmës së shpejtë ka transportuar personat e plagosur me armë zjarri në QKUK për trajtim mjekësor dhe rreth orës 19:30 është marrë informata se Sh. K. nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Viktima e tretë në këtë incident kriminal H. K. është duke u trajtuar në QKUK dhe mësohet se është e lënduar rëndë.

Printo Dërgo
  • di

Komente

  • kaltrina 26.08.2010 - 7:42

    ky asht krimineli pares dor e denoft zoti

  • linda 24.08.2010 - 6:02

    denoje zot me qmimin e merituar at kriminel se na pervloj ne ket jet .mendoj se ky njeri nuk mund te jetoj pa kurva ajo ja prishi familjen se gruja nuk paska pas te njejtat sende prandaj aj qe e deshiron ket send lete bej menjeher se vonohet pastaj ky asht krimi me i rend ne familje mallkim per at nan qe lind faqezi mos lind fmi ne at familje kurr ne jet

  • drena 03.08.2010 - 9:53

    keq shum ngush llime familjes krasniqi ishalla zoti e denon zoti qat njeri se para dy muajsh i ka therr thmin e vet me tkik se policia i ka fajet se ven qe me shtia te njerin ne bur g e kan shti grun e ver pa pik faji e po lici i kan krej fajet e zoti ishalla e denon qa t njeri se boll ke q ju ka kan familjes krasniqi i

  • kadir 02.08.2010 - 13:43

    jetoj ne evrop me vjen keq per ket tragjedi por kjo vjen krejt shkaku i punve ekonomike marre per shtetin ton

  • doni 02.08.2010 - 3:43

    Pyes se deri kur do te vazhdojn keto vrasje ne popullin tim,perse??me qfar te drejte bahen ato vrasje??? kush ka te drejt te egzekutoj ne menyr mizore njerz?fajtori simbas mendimit tim gjindet ne mesin ton,ne trupin ton,ne kulturen ton!!!!do te ishte mir qe qdo shqiptar te punoj ne ket drejtim qe njeher e pergjithmon te mbarojn keto vrasje ne mes nesh,MJAFT:

  • festina 02.08.2010 - 2:14

    ky sen nuk eshte ne rregull: po ndoshta najher kemi drejtesi e duhet more kta me denu me burg perjtshem:$ zzot runa prej rrziqeve:$ se sot qa spo ndodh

  • jona 31.07.2010 - 7:40

    rastin e kriminelit e din mir ter fshati bardhosh para dy muajve ka ndhodhur edhe nje fatkeqesi ne ket familje kur i dyshuari e ther djalin e vet dhe pas 24 oreve lirohet.i paqin ne qaf ata qe e liruan 3 jetima.dhe zoti qoft me ate afmilje.

  • h 31.07.2010 - 2:58

    runa zot prej ngatrestave se rezultati esht fatal

  • 01 31.07.2010 - 2:56

    ngatrresat zgjidhen me menquri gjakftoftesi drejtsi e pa anshmeri

  • gjimi 30.07.2010 - 14:38

    ska komet per ket hetimet vazhdojn si qdo here te na

  • agon 30.07.2010 - 13:36

    Kjo deshmon me se miri se ne qfar gjendje esht KOSOVA . ngushlimet e mija te perzermerta per njerzit e familjes

  • lena 30.07.2010 - 11:07

    marre marre i koft e denoft zoti qysh din mas miri ngushllimet ma te thella familjes ju qoft zoti gajretin me perballu ket dhimbje kaq t thell.

  • Dardani 30.07.2010 - 5:53

    Për rastin qe juka ndodhur familjareve ju shprehi ngushllime dhe ishalla zoti ju qon forcen,mirpo kto tragjedi qe po ndodhin kohen e fundit jan edhe si pasoj e kushteve ekonomike , moralit në mes të dy bashkshortëve qe mas lufte ka tejkalu kufit e normales. Ishalla don zoti e dryshoje senet se nese vazdhon qishtu edhe vrasje tjera do te ketë nga ky aspekt.

  • keq 30.07.2010 - 5:05

    kjo eshte shum e vertet

  • hiq 29.07.2010 - 23:00

    jan tranu njerzt bre kan qu kry si gjaja bre

  • ARI 29.07.2010 - 17:15

    ngushllime familse per ket trqgjedi te rend ZOTI jav qoft sabrin e gajretin ishall se keq shum

  • hasie 29.07.2010 - 12:53

    Mos e permendni at pese minutesh te policis si efikasitet te punes se saj ngase policia e ka sjell gjendjen deri ne ket dere ngase krimineli ne fjal i ka paguar policin per lirimin e tij per te gjitha torturat e vazhdueshme te cilat i ka ushtruar mbi familjen e tij femijet dhe gruan e tij.pas paraqitjes se tij ne satcionin policor te nesermen lirohej pa ndonje faj kjo me korruptimin e policis dhe njohjen e tyre i ka japur aq guxim te madh sa per te vepruar ne kete menyr kaq brutale.

KARAKTERE TE MBETURA

arkivi i lajmeve