description

Vrasje e trefishtë në Shkup, kapet autori

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 14:44 0 Komente

Shkup, 3 shtator

Tre persona kanë mbetur të vrarë mbrëmë në një restorant në lagjen Aerodrom të Shkupit. Sipas njoftimeve të para policore, autori i vrasjes së trefishtë mbrëmë pas orës 20.00 kishte hyrë në restorantin “Big Fish” duke shkrepur armën e zjarrit të tipit kallashnikov në trupin e tre mysafirëve, të cilët po darkonin në një tavolinë të përbashkët. Siç bëhet e ditur nga burime pranë MPB-së, njëri nga personat e vrarë është në lidhje familjare me sigurimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, personi i dytë dyshohet të jetë një pjesëtar policie, ndërsa personi i tretë është një pjesëtar i mafias së drogës nga qyteti i Velesit, i njohur nga grupi i ashtuquajtur “mafia e Frankfurtit” që vepron në Evropën Perëndimore, raporton agjencia e lajmeve INA. Autori i vrasjes menjëherë pas krimit ka lënë armën jashtë lokalit dhe është arratisur në drejtim të Velesit, me ç`rast pas disa minutave është arrestuar nga forcat policore në autostradën Shkup-Veles. Sot, Policia e Maqedonisë arrestoi një person të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë. Toni Denokoski nga Shkupi, pronar i gurores është i dyshuari për vrasjen. Sipas informacioneve të policisë, Dimkovski sot vet është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se është realizues i vrasjes së trefishtë në në restorantin për peshq "Big fish". Motivi i vrasjes është për shkak të mos shlyerjes së një borxhi. Policia akoma punon në ndriçimin e tërësishëm të rastit, ndërsa ppadite është paralajmëruar konferencë shtypi në të cilën pritet të nxirren detaje për krimin.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve