Vritet një shqiptar në veri të Mitrovicës
Është vrarë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në “Kodrën e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës, Hakif Mehmeti, i njohur me emrin Kika. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.40, ndërkohë që ai është transferuar në spitalin që ndodhet në veri, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Shkaqet e vrasjes nuk dihen, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili për Kosovapress tha se është në pyetje një vrasje me armë zjarri, ku viktima është një shqiptar i lagjes “Kodra e Minatorëve”.
“Njësitë rajonale të Policisë së Kosovës janë duke mbledhur informacionet fillestare rreth rastit, ndërkohë që kryesit dhe motivi i këtij akti kriminal janë për momentin të panjohur”, ka thënë Hoti.
Komente
- Gjatë 24 orëve të fundit, 47 aksidente
- Prangoset një i dyshuar për shpërdorim të 77 mijë eurove
- Në Prizren mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit
- Aktakuzë ndaj një qytetari për falsifikim të votave
- Gjermani: Arid Uka u dënua me burg të përjetshëm
- Grushtohen dy zyrtarë të QKUK-së
- Salustro nuk dëshmon, Limaj i shpëton paraburgimit
- Afera “Medikus”, zhduket pa gjurmë dëshmitari kryesor
- Bosnjë: Arrestohet Luan Oruçi për posedim të heroinës
- Vetëplagoset gjahtari
- Dy grabitje në Gjilan
- Një person vdes në kamion
- Grabitje e armatosur në qendër të Mitrovicës
- Mbrojtja këmbëngul që prokurori Salustro të dëshmojë
- Dy shqiptarë e dy serbë kapen me 5 kg heroinë
- EULEKS: Kërkohet ndihmë nga jashtë për rastin Medikus
- Mbrojtja: Ditarin e “X”-it e shkruan katër persona
- Shpërthen zjarri në një shtëpi
- Paratë e humbura në bastore i deklaron si të vjedhura
- Vdes nga goditja e rrymës




ad_d.jpg)


shum keq per familjen e te ndjerit,po nese do te ishte serb qa kishin me bo ,nashta i kishin mshel tan shqiptart