description

Zbulohen vjedhësit e busteve të dëshmorëve në Gjilan

Publikuar: E marte 21 Shkurt 2012, 19:31 0 Komente

Policisë së Kosovës në Gjilan nuk i është dashur shumë kohë për të identifikuar vjedhësit e busteve të dëshmorëve Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre, që për fat të keq ishte një depozitë metalesh të vjetra. Sipas policisë, personat e dyshimtë për vjedhjen e busteve të dëshmorëve, janë dy të mitur. Bustet e vjedhura, ata i kishin shitur në një depozitë të metaleve, për përfitime materiale. Çmimi i bronzit në depozitë e metaleve, sillet rreth 2.80 euro për kilogram. Përveç dy të miturve, si person i dyshuar është arrestuar edhe depoisti, ku ishin shitur bustet e dëshmorëve, për shkak se nuk e ka deklaruar rastin. Bustet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të hetimeve, do t'u kthehen institucioneve komunale, për t`i rivendosur aty ku e kishin vendin. Ndryshe, rasti ka nxitur zemërim te shoqatat e luftës dhe qytetarët e Gjilanit, për shkak se është prekur në vlerat që simbolizojnë lirinë dhe paqen tonë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve