description

Zjarri shkrumbon dy automjete dhe dy qoshqe

Publikuar: E shtune 28 Janar 2012, 21:26 0 Komente

Dy automjete private dhe dy qoshqe digjen në afërsi të një pompe të derivateve në rrugën “Kolashini” në veri të Mitrovicës, si rezultat i një shpërthimi të zjarrit aksidental. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:50, ndërsa Policia e Kosovës ka  pranuar informatën nga njësiti i ekipeve intervenuese të zjarrfikësve, të cilët kishin vënë zjarrin nën kontroll. Dëme materiale janë shkaktuar në dy automjete; një kombi tip “Fiat Dukato” ngjyrë e bardhë, pa targa të regjistrimit, një veturë kombi tjetër tip “Voksvagen” pa targa të regjistrimit gjithashtu, si dhe dy qoshqe. Vlera e dëmeve materiale të shkaktuara gjatë këtij zjarri mbetet akoma e papërcaktuar. Hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës, të cilët kanë bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave materiale nga vendi i ngjarjes, kanë vlerësuar se në zjarri është iniciuar si rezultat i djegies së automjetit kombi tip “Fiat dukato”, i cili ishte kapluar nga zjarri si rezultat i defektit në instalimin elektrik, ndërsa zjarri është shpërndarë me shpejtësi duke kapluar fillimisht edhe automjetin tjetër të parkuar në afërsi dhe më pas edhe dy qoshqe. Zyrtarët policorë kanë kontaktuar edhe pronarin e automjetit nga i cili kishte filluar zjarri, një 38 vjeçar, të përkatësisë etnike serbe, i cili është intervistuar nga policia dhe i njëjti ka pranuar se zjarri ishte shkaktuar nga automjeti i tij, i cili ishte kapluar në zjarr nga defekti i instalimit elektrik. Pas konsultimit me prokurorin publik, rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve