-
Gara e lepujve
Dërguar nga:Pronarët i mbajnë të lidhur dhe i drejtojnë kah pengesat, të cilat lepujt i kalojnë pa problem. Pronarët dhe referët thonë se sekreti është në atë që duhet filluar të trajnohen si të vegjël. Ky lloj sporti nuk është i ri dhe daton nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar nga Suedia.
Gara daneze e kërcimit të lepujve 2010 është mbajtur më herët gjatë këtij muaji, dhe ka mbledhur numër të madh të garuesve.
-
Nget biçikletën në telin 79 metra mbi tokë
Dërguar nga:Nik Uallenda, nga cirku i famshëm familjar “Flying Wallendas”, ka ngarë biçikletën mbi telin e gjatë 31 metra dhe të vendosur 79 metra mbi tokë, raporton “AP”-ja. Qindra turistë kanë parë sipërmarrjen e Nikut nga pishina dhe parqet e hotelit. Pasi ngasjes së biçikletës, Uallenda ka ngarë biçikletën 610 metra në lartësi prej 76 metrash mbi ujë, në të cilin gjendeshin peshkaqenët. Kurrë më parë nuk ka ecur më gjatë mbi tel, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Uinston Sajmon.
-
Tenton të këmbejë bankënotën një milion dollarësh
Dërguar nga:Copa e letrës, e cila duket si monedhë e dollarit dhe mbi të cilën është e shkruar vlera prej një milion dollarë, përdoret si suvenir në një klub milionerësh amerikanë, ka deklaruar Hamad Ahmed al-Hamadi, drejtori i policisë kriminale në Abu Dabi. Mashkulli 44-vjeçar nga një vend afrikan i ka thënë gruas, te e cila po përpiqej të këmbente monedhën e rreme se bëhej fjalë për një monedhë, e cila nuk përdoret në tregun ndërkombëtar të parave dhe se i duhet ndihma e saj për të vënë në qarkullim monedha të tilla. I premtoi se do t’i jepte 30 % të fitimit, nëse arrin të këmbejë më shumë bankënota të tilla.
-
Kinezi blen makinë me monedha metalike
Dërguar nga:Zao, i cili ka biznes të vetin në qytetin Xhining në pjesë perëndimore të vendit, makinën do ta përdorë për punë. Është e pazakontë për njerëz të cilët blejnë makina, por Zao e bëri këtë me thasë të mbushur me më shumë se 100 mijë juan metalikë. Për të nuk ishte e lehtë të gjejë një auto sallon i cili do të pranonte këtë lloj pagese. I mbaja paratë me vete që të shihja se kush do të pranojë në këtë mënyrë ma bëjë të mundur blerjen e makinës. Udhëheqësi i një salloni vendosi të pranojë dhe me të vërtetë më ndihmoi shumë”, tregon Zao, blerës i makinës. Zao në fund u largua i lumtur me makinën e re dhe më i lehtë për 100 mijë monedha.
-
Mban në bark binjaken e vet
Dërguar nga:Mjekët, pasi panë se në muajt e parë të jetës barku i Kang po zmadhohej shumë, urdhëruan t’u nënshtrohej disa analizave dhe zbuluan shkakun e “barkun të madh”. Nuk ishte gjë tjetër, veçse prania e një fetusi.
Shumë shpejt vajza do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr trupin e së motrës.
-
Britanikja, më e shpejta në shkrimin e SMS-ve
Dërguar nga:Melisa Tompson, 27 vjeçare, arriti të shkruajë: “Peshkaqenët me dhëmbë të mëdhenj të tipit ‘Serrasalmus’ dhe ‘Pyroventrus’ janë peshqit më të etur për gjak të ujërave të njelmëta. Por, është më pak e njohur se ata në realitet kurrë nuk na sulmojnë neve njerëzve”, për vetëm 25.94 sekonda. Porosia është shkruar aq shpejt saqë menjëherë është regjistruar në librin e rekordeve. Rekordi paraprak ka qenë 9.6 sekonda, ndërsa Tompson, nga Selfordi në Britaninë e Madhe, për ta thyer rekordin ka shfrytëzuar telefonin mobil të “Samsungut”, “Galaxy S”. Në mars të këtij viti, të njëjtën porosi, duke përdorur të njëjtin telefon, e dërgoi amerikani Frenklin Pejxh, por për fat të keq koha kalimtare e Frenklinit prej 35.54 sekondave ishte tepër e gjatë.
-
Dhjetë ditë kolonë e automjeteve
Dërguar nga:Njëra pas tjetrës qëndrojnë vetura në një distancë përafërsisht 100 kilometra. Në momentet më të vështira automjetet kanë lëvizur më pak se një kilometër në ditë. Disa vozitës kanë mbetur për pesë ditë në kolonë. Ky bllokim trafiku filloi para dhjetë ditësh në një autostradë mes Pekinit dhe Zhiaongiakout, ku prej zbulimit të fushave me qymyrgur në Mongoli shumë shpesh janë formuar kolona. Numri i automjeteve këtu rritet me 40% për çdo vit. Vozitësit e kalojnë kohën duke fjetur, shëtitur dhe duke luajtur me letra. Fshatarët në afërsi bëjnë biznes të mirë duke u shitur ushqim atyre. Punimet në Pekin, të cilat janë duke e kufizuar trafikun, do të përfundojnë më 17 shtator.
-
Lindi vajza me gjak ngjyrë rozë
Dërguar nga: Po, po, ishte gjak ngjyrë rozë, edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme kjoKohë më parë në spitalin e provincës kineze Hubei, një bebe e porsalindur befasoi personelin mjekësor kur zbuloi se gjaku i saj nuk është i kuq, ashtu siç normalisht duhet të ishte, por ngjyrë rozë. Po, po, ishte gjak ngjyrë rozë edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme kjo. Nuk është aspak e sajuar, bëhet fjalë për një fakt që nuk ka kurrsesi dyshim në vërtetësinë e tij. Gazeta “China Daily” njoftoi se deri në ditën e shtatë pas lindjes mjekët konstatuan se vajza ishte e shëndoshë, por simptomat e sëmundjes u paraqitën dy javë më vonë dhe më pas ajo u dërgua menjëherë në spital. S’kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, duhet të kishte padyshim diçka që nuk shkonte. Vajza është diagnostifikuar me hiperlipidermi, infeksion në mushkëri, anemi dhe retinotapi.
-
Adresa e e-mailit më të gjatë në botë
Dërguar nga: Ekzistojnë shumë rekorde, por ky është më i pazakonti, adresa e-mail më të gjatë në botë ka 411 shenja dhe nuk është e lehtë të mbahet mendZahari Ridell ka hapur adresën me 411 shenja duke thyer kështu rekordin e Piter Kreg, i cili ka adresën me 345 shenja. Nëse dëshironi ta përgëzoni Zaharin për rekordin e tij, mund t’i shkruani në këtë e-mail adresë:
hi-this-is-the-longest-email-in-the-world-and-is-much-superior-to-contact-admin-hello-webmaster-info-services-peter-crazy-but-oh-so-ubber-cool-english-alphabet-loverer-abcdefghijklmnopqrstuvwxyz-at-please-try-to.send-me-an-email-if-you-can-possibly-begin-to-remember-this-coz.this-is-the-longest-email-address-known-to-man-but-to-be-honest.this-is-such-a-stupidly-long-sub-domain-it-could-go-on-forever@zchr.org
Megjithatë, disa programe, siç është ‘Outlook’, nuk pranojnë adresa kaq të gjata, kështu që ai do ta shkurtojë pak. Por, problemi i vërtetë është kur futet në internet nëpërmjet telefonit ose në “internet caffe”. Nëse adresa thjesht nuk kopjohet, atij do t’i duhet goxha kohë për ta shkruar.
-
Vrasin vajzën për t’u pasuruar
Dërguar nga: India bëhet përherë e më shumë një vend ku jeta e njeriut ka shumë pak vlerë dhe ritet fetare të zonave të prapambetura nuk kursejnë madje as fëmijëtNë rajonin verior të Utar Pradesh nuk është një gjë e rrallë që familjet të sakrifikojnë fëmijët për një jetë më të mirë.
Kjo ka ndodhur me një çift që me ndihmën e një magjistari kanë vrarë vajzën e tyre për të kërkuar ndihmë nga qielli.
Policia ka gjetur trupin e pajetë të fëmijës të rrethuar nga lule dhe objekte të tjera fetare.
Trupi ka shenja të theksuara të shkaktuara nga objekte të ngulura. Sipas banorëve, bëhet fjalë për ritin “tantrik” ku një lloj ekzorcisti u premton prindërve se do të bëhen të pasur nëse vrasin vajzën. Prindërit Krishna e Rama Devi, si dhe “shenjtori” Shiv Kumar nuk janë arrestuar ende nga policia
-
Një kinez për martesë romantike kishte blerë 99.999 trëndafila
Dërguar nga: Dhëndri i ri kishte vendosur që nuses t’i dhurojë diçka që kurrë nuk do ta harrojëKinezi Ksiao Vang nga qyteti Çnogçing ka shpenzuar pagën vjetore për të blerë 99.999 trëndafila për nusen e tij, Ksiao Liu, me të cilët kishte zbukuruar 30 makina për ceremoninë e martesës së tyre. Kinezët besojnë se numrat 999 sjellin fat.
Përmes internetit kishte gjetur makinat si dhe vullnetarët që i kishin ndihmuar të stolisë makinat.
“Mu kujtua se Liu adhuron trëndafilat dhe ideja më erdhi vetvetiu. Kur pash shprehjen në fytyrën e saj posa pa makinat e stolisura ia ka vlejtur mundi dhe paratë e shpenzuara”, tha Vang.
“Para një viti kam theksuar se dua një martesë romantike. Edhe më tutje nuk mundem të besoj. Kjo është e pabesueshme”, deklaroi Liu.
-
Kupa e botës e bërë nga kokaina
Dërguar nga: Ajo i ishte dedikuar dikujt në SpanjëNjë kopje e kupës së botës, e konfiskuar nga policët anti-drogë të Kolumbisë është bërë nga kokaina, konfirmuan testet laboratorike. Kupa 36 cm është gjetur në një arkë në aeroportin e Bogotës. Arka ishte në një magazinë dhe duhej të dërgohej në një adresë në Spanjë, deklaroi shefi i anti-drogës të aeroportit, Hoze Piedrahita, njofton ‘BBC’.
-
12- vjeçari që ngriti 140 kilogramë
Dërguar nga: Në garën e organizuar më parë, djaloshi me lehtësi ka ngritur 140 kilogramë dhe kështu theu rekordin e deritanishëm botëror për dymbë-dhjetëvjeçarëKajl Kejne, do të hyjë në librin e rekordeve “Guinness”, pasi që pa problem ka ngritur dy herë më shumë kilogramë, se sa peshon vetë, duke i habitur edhe njerëzit më të fuqishëm në botë.
Në garën e organizuar më parë, djaloshi me lehtësi ka ngritur 140 kilogramë dhe kështu theu rekordin e deritanishëm botëror për dymbëdhjetëvjeçarë, të cilin e mbante amerikani Kirbi Uinson, me 107 kilogramë të ngritur.
-
Prifti në skejtbord
Dërguar nga: Ai tenton t’i kthejë të rinjtë në rrugën e ZotitNjë prift hungarez, i cili në skejtbord përhap fjalën e Zotit, është bërë sensacion në internet.
Video xhirimi i priftit 45-vjeçar, Zoltan Lendvai, në “aksion” në skejtbord është parë nga afër 170 mijë persona në ‘YouTube’.
Drejtimi i skejtbordit, shpjegoi ai, i ndihmon të tërheq të rinjtë në kishë dhe t’u tregojë rrugën për te Zoti.
-
U lind macja me katër veshë
Dërguar nga: Të gjithë kishin mbetur të habitur me pamjen e sajNjë mace u lind me katër veshë. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Vladivostok, në Rusi.
Macja e veçantë Luntik ka një ngjyrë shumë të bukur të qimeve, ndërsa veshët e tepërt në numër e bëjnë atë unike.
Veshët e shumtë e kanë bërë këtë mace sot për sot tepër të famshme, duke i dhënë disa privilegje që të tjerat nuk i kanë…


ad_d.jpg)

