-
E marta - dita më fatkeqe në javë
Dërguar nga:Por, në fakt në një studim të fundit anglez bie poshtë miti dhe dita më e keqe e javës konsiderohet e marta, pasi pikërisht atëherë stresi është më i madh.
Sondazhi anglez i kryer në ‘London School of Economics’ tregon se 53 % e të pyeturve thanë se të hënën punojnë pak. Kalohet më shumë kohë duke u treguar kolegëve se si e kaluan fundjavën dhe shpenzohen minuta të tërë në rrjetet sociale.
Për pasojë ajo që nuk arrin të bëhet të hënën shtyhet për të martën, duke akumuluar më shumë punë se ditët e tjera të javës.
-
Zbulohet një ?tokë? e re!
Dërguar nga:Planeti i sapozbuluar quhet Gliese 581g dhe sillet rreth yllit të njohur me emrin Gliese 581. Besohet se kushtet atmosferike në këtë planet janë shumë të ngjashme me ato në planetin tonë, prandaj shkencëtarët besojnë se gati me siguri të plotë mund të thuhet se në të ka një formë të jetës.
Gliese 581g ka një masë sa tri herë toka, kurse viti në të ka vetëm 37 ditë.
Nga verifikimet e deritanishme, shkencëtarët besojnë se planeti i ri, i konsideruar “një tokë e dytë” mund të përmbajë ujë. Planeti është në përmasa mesatare, ka gravitetit në sipërfaqe dhe atmosferë të përshtatshme.
"Kjo me të vërtetë është i pari planet ku mund të ketë jetë," tha bashkë-zbuluesi R. Pol Batler i Institutit ‘Carnegie’ të Uashingtonit.
Planetit të ri ulet mu në mes të asaj që astronomët i referohen si zonën e banueshme, ndryshe nga gati 500 planetët e tjerë që janë gjetur jashtë sistemit tonë diellor.
Gjetja e një planeti që potencialisht mund të mbështesë jetën është një hap i madh për t’iu përgjigjur pyetjes së përjetshme: A jemi të vetëm në gjithësi?
-
Gjen 235.00 dollarë dhe ia kthen pronarit
Dërguar nga:Paratë, megjithatë nuk janë burim i të gjitha të këqijave në këtë botë, e këtë e ka dëshmuar edhe zjarrfikësi vullnetar, Ho Hsin nga Tajvani, i cili i ka dorëzuar në polici 235 mijë dollarë, të cilat i kishte gjetur në rrugë.
Duke u vozitur me motoçikletë nëpër qendrën e Taipei, Ho rastësisht ka gjetur tri qese përplot me para në mes të rrugës dhe menjëherë është drejtuar në polici, duke pohuar se as që i ka shkuar nëpër mend të mbaj paratë për vete.
“Ato para nuk më takojnë mua”, ka deklaruar Ho, raporton agjencia e lajmeve AP.
Se si qeset me para janë gjetur në rrugë, ka sqaruar më vonë Liu Çien-sin, rojtar i kompanisë britanike “Group 4 Securicor”, i cili ka thënë se ato kanë rënë nga një automjet i blinduar i kompanisë, të cilit i ishte prishur doreza.
Sipas ligjeve të aplikueshme të Tajvanit, zotëriut Hou i takon shpërblimi prej 30% të shumës së parave të gjetura, nëse ky njeri shpirtmirë vendos të kërkojë atë që e ka të garantuar me ligj.
-
Njeriu më i shkurtër në botë
Dërguar nga:Eduard Hernandez është kolumbiani më i shkurtër në botë. Kështu u emërua nga libri i rekordeve të Ginisit një ditë më parë.
Ndryshe i quajtur si Nino që do të thotë fëmijë. Titullin e trashëgoi nga kinezi He Pingping, i cili ndërroi jetë në mars. Nino jeton në Bogota me prindërit dhe 4 vëllezërit. Ndërkohë që ka hobi futbollin dhe vallëzimin regeton, vallëzim i shquar në Amerikën Latine.
-
Tavolina që arrin shpejtësinë 181 km/h
Dërguar nga:Perri Uatkins, nga Bakingsheri, ka krijuar mobilien më të shpejtë në botë. Ai duke përdorur tavolinën e tij të kuzhinës, ia ka dalë që gjatë vozitjes të arrijë shpejtësinë deri në 181 km/h.
Ai ishte ulur në tavolinë, e kishte quajtur “Fast food” dhe ishte nisur rrugëve të qytetit.
Besoni apo jo, ai kishte arritur shpejtësinë deri 182 km/h, duke thyer rekordin e vitit 2007, i cili ishte vendosur duke përdorur vozitjen e sofasë, shpejtësia e saj kishte arritur deri 148 km/h.
Tash Uatkins shpreson se rekordi i tij do të futet në librin e rekordeve të Ginisit. Në këtë tavolinë ai kishte punuar për një vit rresht në garazhin e tij. /Reuters/
-
Për 12 minuta hëngri 181 krahë pule
Dërguar nga:Amerikanja Sonia Tomas hëngri 181 krahë të pulës vetëm për 12 minuta dhe me vetë këtë ka thyer rekordin e saj personal në garën që u mbajtën në shtetin Bafalo. Sonia Tomas, e cila shpesh veten e quan “Vejusha e zezë”, ngase shumë shpesh mposht meshkujt në garë, kishte ngrënë 2.2 kilogramë krahë pule. “Jam shumë e lumtur”, kishte bërtitur ajo nga gëzimi kur kishte kuptuar se kishte mposhtur të famshmin Xho Çestnant, i cili garën e kishte përfunduar në vendin e dytë. Kjo është hera e parë që Sonia Tomas garon me Çestnantin, i cili deri më tash kishte fituar në shumë gara me rekorderë të uritur. “Vejusha e zezë” është e gjatë 152 centimetra dhe peshon 47 kilogramë. /AP/
-
Polici vallëzon dhe drejton komunikacionin
Dërguar nga:Polici i trafikut, Uilbert Kastilo, me vite rregullon komunikacionin nëpër rrugët e qytetit të Nju-Jorkut, por ajo që e dallon atë nga policët e tjerë është pritja jo e mrrolur për shoferët, por është e kundërta. Duke vallëzuar, ai atyre u tregon se nga t’ia mbajnë, kur duhet ndalur e kur duhet nisur, kjo i zbavit ata dhe ua zbukuron ditën atyre. Rreth tij shihen shumë këmbësorë-turistë, të cilët duan ta fotografojnë atë, përderisa shoferët vendas tashmë janë mësuar me të dhe porsa të afrohen e përshëndesin me duar, derisa ai me buzëqeshje e bën të njëjtën gjë edhe për ta. “Më duhet të vallëzoj, ngase vallëzimi më inspiron dhe më bën të ndihem mirë. Ky është një lloj ushtrimi. Në vend se të qëndrojmë në një vend, rregullojmë komunikacionin, kënaqemi dhe punojmë”, thotë Kastilo.
“Nëse shoferët janë të pikëlluar apo të mërzitur, ndërsa unë i bëj të qeshin, atëherë e kam kryer punën time”, thekson babai i tre fëmijëve. /Reuters/
-
Gara e lepujve
Dërguar nga:Pronarët i mbajnë të lidhur dhe i drejtojnë kah pengesat, të cilat lepujt i kalojnë pa problem. Pronarët dhe referët thonë se sekreti është në atë që duhet filluar të trajnohen si të vegjël. Ky lloj sporti nuk është i ri dhe daton nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar nga Suedia.
Gara daneze e kërcimit të lepujve 2010 është mbajtur më herët gjatë këtij muaji, dhe ka mbledhur numër të madh të garuesve.
-
Nget biçikletën në telin 79 metra mbi tokë
Dërguar nga:Nik Uallenda, nga cirku i famshëm familjar “Flying Wallendas”, ka ngarë biçikletën mbi telin e gjatë 31 metra dhe të vendosur 79 metra mbi tokë, raporton “AP”-ja. Qindra turistë kanë parë sipërmarrjen e Nikut nga pishina dhe parqet e hotelit. Pasi ngasjes së biçikletës, Uallenda ka ngarë biçikletën 610 metra në lartësi prej 76 metrash mbi ujë, në të cilin gjendeshin peshkaqenët. Kurrë më parë nuk ka ecur më gjatë mbi tel, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Uinston Sajmon.
-
Tenton të këmbejë bankënotën një milion dollarësh
Dërguar nga:Copa e letrës, e cila duket si monedhë e dollarit dhe mbi të cilën është e shkruar vlera prej një milion dollarë, përdoret si suvenir në një klub milionerësh amerikanë, ka deklaruar Hamad Ahmed al-Hamadi, drejtori i policisë kriminale në Abu Dabi. Mashkulli 44-vjeçar nga një vend afrikan i ka thënë gruas, te e cila po përpiqej të këmbente monedhën e rreme se bëhej fjalë për një monedhë, e cila nuk përdoret në tregun ndërkombëtar të parave dhe se i duhet ndihma e saj për të vënë në qarkullim monedha të tilla. I premtoi se do t’i jepte 30 % të fitimit, nëse arrin të këmbejë më shumë bankënota të tilla.
-
Kinezi blen makinë me monedha metalike
Dërguar nga:Zao, i cili ka biznes të vetin në qytetin Xhining në pjesë perëndimore të vendit, makinën do ta përdorë për punë. Është e pazakontë për njerëz të cilët blejnë makina, por Zao e bëri këtë me thasë të mbushur me më shumë se 100 mijë juan metalikë. Për të nuk ishte e lehtë të gjejë një auto sallon i cili do të pranonte këtë lloj pagese. I mbaja paratë me vete që të shihja se kush do të pranojë në këtë mënyrë ma bëjë të mundur blerjen e makinës. Udhëheqësi i një salloni vendosi të pranojë dhe me të vërtetë më ndihmoi shumë”, tregon Zao, blerës i makinës. Zao në fund u largua i lumtur me makinën e re dhe më i lehtë për 100 mijë monedha.
-
Mban në bark binjaken e vet
Dërguar nga:Mjekët, pasi panë se në muajt e parë të jetës barku i Kang po zmadhohej shumë, urdhëruan t’u nënshtrohej disa analizave dhe zbuluan shkakun e “barkun të madh”. Nuk ishte gjë tjetër, veçse prania e një fetusi.
Shumë shpejt vajza do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr trupin e së motrës.
-
Britanikja, më e shpejta në shkrimin e SMS-ve
Dërguar nga:Melisa Tompson, 27 vjeçare, arriti të shkruajë: “Peshkaqenët me dhëmbë të mëdhenj të tipit ‘Serrasalmus’ dhe ‘Pyroventrus’ janë peshqit më të etur për gjak të ujërave të njelmëta. Por, është më pak e njohur se ata në realitet kurrë nuk na sulmojnë neve njerëzve”, për vetëm 25.94 sekonda. Porosia është shkruar aq shpejt saqë menjëherë është regjistruar në librin e rekordeve. Rekordi paraprak ka qenë 9.6 sekonda, ndërsa Tompson, nga Selfordi në Britaninë e Madhe, për ta thyer rekordin ka shfrytëzuar telefonin mobil të “Samsungut”, “Galaxy S”. Në mars të këtij viti, të njëjtën porosi, duke përdorur të njëjtin telefon, e dërgoi amerikani Frenklin Pejxh, por për fat të keq koha kalimtare e Frenklinit prej 35.54 sekondave ishte tepër e gjatë.
-
Dhjetë ditë kolonë e automjeteve
Dërguar nga:Njëra pas tjetrës qëndrojnë vetura në një distancë përafërsisht 100 kilometra. Në momentet më të vështira automjetet kanë lëvizur më pak se një kilometër në ditë. Disa vozitës kanë mbetur për pesë ditë në kolonë. Ky bllokim trafiku filloi para dhjetë ditësh në një autostradë mes Pekinit dhe Zhiaongiakout, ku prej zbulimit të fushave me qymyrgur në Mongoli shumë shpesh janë formuar kolona. Numri i automjeteve këtu rritet me 40% për çdo vit. Vozitësit e kalojnë kohën duke fjetur, shëtitur dhe duke luajtur me letra. Fshatarët në afërsi bëjnë biznes të mirë duke u shitur ushqim atyre. Punimet në Pekin, të cilat janë duke e kufizuar trafikun, do të përfundojnë më 17 shtator.
-
Lindi vajza me gjak ngjyrë rozë
Dërguar nga: Po, po, ishte gjak ngjyrë rozë, edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme kjoKohë më parë në spitalin e provincës kineze Hubei, një bebe e porsalindur befasoi personelin mjekësor kur zbuloi se gjaku i saj nuk është i kuq, ashtu siç normalisht duhet të ishte, por ngjyrë rozë. Po, po, ishte gjak ngjyrë rozë edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme kjo. Nuk është aspak e sajuar, bëhet fjalë për një fakt që nuk ka kurrsesi dyshim në vërtetësinë e tij. Gazeta “China Daily” njoftoi se deri në ditën e shtatë pas lindjes mjekët konstatuan se vajza ishte e shëndoshë, por simptomat e sëmundjes u paraqitën dy javë më vonë dhe më pas ajo u dërgua menjëherë në spital. S’kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, duhet të kishte padyshim diçka që nuk shkonte. Vajza është diagnostifikuar me hiperlipidermi, infeksion në mushkëri, anemi dhe retinotapi.
ad_d.jpg)

