Ambienti i bardhë si bora
Ngjyra e bardhë në enterier përshtatet me të gjitha stinët. Ajo është neutrale, e pastër, e ndritshme dhe e bukur. Kur të mbizotërojë dhe të mbulojë muret, dyshemetë, mobiliet, e edhe pjesën më të madhe të stolive dhe detajeve, do të mund të mendohej se rezultati do të jetë i mërzitshëm dhe pa shije, por në fakt nuk ndodhë një gjë e tillë. Ambienti i bardhë si bora të relakson, është shumë i këndshëm, gjë që nuk mund të arrihet me asnjë ngjyrë tjetër.
Në mënyrë që të fitohet përshtypja se ambienti është tërësisht i bardhë, nuk është thënë që bash çdo gjë të jetë me këtë ngjyrë. Përkundrazi, çdo ngjyrë tjetër mund të jetë e pranishme në detaje, e edhe në disa pjesë të mobilieve.
Me rëndësi është që dyshemeja dhe muret të jenë të bardha dhe efekti do të ketë sukses. Mobiliet më të mëdha, sikur që është ormani, krevatet, garniturat për ulje, si dhe perdet dhe tepihët, mund të kenë tone të çelëta të së hirtës, ngjyrës bezhë dhe vjollcë të çeltë, sepse ato janë neutrale.
Natyrisht, në enterierin e bardhë preferohet që detajet të jenë me ngjyra të kundërta, në mënyrë që të mos krijohet një ambient "i vdekur" pa shpirt dhe pa vulë personale. Por, kjo duhet të jetë sa më pak që të mundni, për ta arritur efektin e bardhësisë. Detajet mund të jenë korniza të fotove, fotografi, lule, saksi, pajisje teknike, libra, etj. Ato duhet të jenë të shpërndara në ambient lirshëm. Jastëkët me lesh, mbulesat, shtrojat, çajniku me filxhanë, janë një dekor i mrekullueshëm për ambientin dimëror.
- Stiv Xhobs ka punuar në dizajnin e 'iPhone'-it të ardhshëm
- 'Unreal Engine 4' sjell lojëra më të shpejta
- 'Twitter' ofron sugjerime
- 'Blizzard' kërkon falje për 'Diablo III'
- 'iPad mini' në gjysmën e dytë të vitit 2012
- 'FrostWire 5.3.6'
- Monitori "Ultra-Slim 24" VX2460h LED"
- Rifreskimi i "Mario Kart 7"
- Çfarë do të thotë për shfrytëzuesit nxjerrja e "Facebook"-ut në shitje?
- Si t’i përshtatni mobiliet e errëta dhe ngjyrat e theksuara
- 'Android' për prodhues të pajisjeve mobile
- Pika e dobët në 'Diablo III'
- Ekrane 'Retina' në kompjuterët 'MacBook Air'
- Ide për rregullim modern të kuzhinës
- 'Apple' duhet të përballet me kërcënimet
- Platforma 'Intel IVB vPro'
- Seria e monitorëve 'Acer G6'
- Komodina për dhomë të fjetjes
- E verdha si frymëzim për enterierin e shtëpisë suaj
- Kompjuteri i ri i 'Lenovo'-s me trashësi të topit të golfit




ad_d.jpg)

Komente