description

'Apple App Store' afër 25 miliardë aplikacioneve të shkarkuara

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 22:26 0 Komente

Që nga hapja, në korrik të vitit 2008 kompania 'Apple', me 'App Store' ,në mënyrë drastike ka ndryshuar mendimin global për sjellje të fitimeve nga programet e bëra veçanërisht për telefona mobilë. Pune e vazhdueshme e ofertës dhe kërkesës ka shtyrë konkurrencën të themelojë dyqane këtilla personale për secilën platformë mobile. Përkundër konkurrencës së fortë, 'Apple' ende mban vendin e parë sa i përket ofertës, me më se 500 mijë programe të ndryshme. Deri në janarin e kaluar ishin shkarkuar 10 miliardë aplikacione, ndërsa gjatë 13 muajve në vijim janë realizuar edhe gati 15 miliardë shkarkime të tjera, si falas ashtu edhe me pagesë. 'Apple' në ueb sajtin e dyqanit ka vendosur një numërues të shkarkimeve; shpejtësia është rreth një mijë në minutë. Përdoruesi fatlum i shkarkimit të aplikacionit të 25 miliardët do të shpërblehet me një bon prej 10 mijë dollarësh, me qëllim të blerjes së programeve të 'Apple'.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve