description

"Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA

Publikuar: E shtune 4 Shkurt 2012, 19:42 0 Komente

Gjiganti i teknologjisë "Apple" ka kaluar sërish korporatën e naftës, "Exxon-Mobil", si kompania më e madhe amerikane. Aksionet e "Apple" u rritën për afro 6%, duke çuar kapitalizmin e tij në 415 miliardë dollarë, ndërsa ato të "Exxon" ranë për 1%. "Exxon" ka qenë kompania më e madhe amerikane që nga viti 2005, ndonëse për pak kohë ka humbur vendin e parë nga "Apple", në gushtin e kaluar. Gjiganti i softuerit, "Microsoft", me kapitalizmin e tregut prej 247 miliardë dollarësh mban pozitën numër tre.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve