description

?Apple? ka lansuar ?iPhone 4?

Publikuar: E enjte 24 Qershor 2010, 21:34 3 Komente

Gjiganti informativ “Apple” të enjten ka lansuar versionin e ri të celularit të tij të ri – “iPhone 4” në SHBA, Francë, Japoni, Britani dhe Gjermani.

Lansimi i “iPhone 4”, sikur transmetojnë agjencitë, ka shkaktuar formimin e radhëve të pritjes para dyqaneve në ato vende.

“Apple” ka bërë të ditur dje se tashmë ka filluar dërgimin e rreth 600.000 “iPhone”-ve të rezervuar më parë. Pritet që “Apple” të ketë arritur të enjten të shesë mbi 1 milion celularë të rinj “iPhone 4”.

Modeli i ri ka një ekran me rezolucion më të madh, ka një bateri që qëndron më gjatë, është më i shpejtë, më i hollë sesa modeli paraprak “iPhone 3GS”.

Ai ka edhe një softuer të ri OS4, një memorie 512 megabajtë RAM, procesorin A4, mundësinë e përdorimit të më shumë aplikacioneve në të njëjtën kohë, funksionin e viziofonisë, si dhe videokamerën me rezolucion të madh.  

Performancat e “iPhone 4” janë përmirësuar për 31% në raport me performancat e celularit paraardhës.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Fadili 16.08.2010 - 10:47

    Ka gabime që në fillim.Mbrojtësi i jashëm ka pengesa në arritjen e valëve dhe për ketë arsye Apple ka berë të mundur një mbështjellës tjetër për izolimimin e pengesave nga kutia e jashtme.Pra kujdes nëse e bleni shikoni se me qfarë mbështjellesi ju shitet ky produkt.

  • dritero 03.08.2010 - 23:46

    nje lajm i mire per adhuruesit e Iphone

  • naimi 13.07.2010 - 18:59

    qa t marojn amerikant aty veq ulu boni be se per me i dal dikush per para veq mashtrohet se kta jon 100 vjet para botes me teknologji -pra veq duhet uruar.

arkivi i lajmeve