description

?Compaq 615? ? laptop pune

Publikuar: E enjte 20 Maj 2010, 22:55 0 Komente

“Compaq 615” është përfaqësuesi më i ri i serisë së kompjuterëve laptop të klasës ekonomike të kompanisë “Hewlett-Packard”. Ai ka një ekran prej 15,6 inçësh në formatin 16:9, i cili deri më tani, ishte i rezervuar vetëm për pajisjet multimediale. Ky laptop vjen pa sistem operativ dhe softuer përcjellës, në mënyrë që çmimi i tij të jetë sa më i ultë.

Baza e platformës përbëhet nga “AMD Business Class”, gjë që d.m.th. se pajisja bazohet në platformën mobile “AMD Puma”. Procesori është ‘Turion X2’ me dy bërthama, me shenjën ‘DualCore Mobile RM-74’ dhe punon në taktin prej 2,2 GHz.

Kartela grafike “ATI Radeon HD 3200” përshtatet me video-akselerimin “DirectX 10.1” dhe “HD”, GPU punon në 500 MHz, derisa memoria punon në 400 MHz. Kompjuteri përdorë 2 GB DDR2-800 të memories, ku duhet të kihet parasysh se, një pjesë e kësaj memorieje, do të përdoret për nevojat e grafikës.

Kapaciteti i hard-diskut është 160 GB, ka format 2,5 prej inçësh dhe sillet me 5.400 rrotullime në minutë.

“Touchpad” ka dimensione mesatare, lehtazi i zhvendosur në anën e majtë, me dy taste të cilat sillen rreth boshtit në pjesën e epërme të tastit. “Compaq 615” vjen me baterinë gjashtë-qelizore Li-ion, me fuqi 47 Wh, respektivisht 4.200 mAh.

Pesha e këtij laptopi është 2,49 kilogramë, prandaj ai është shumë i përshtatshëm për punë në lëvizje. Megjithatë, blerësit potencialë duhet të jenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një laptop të kualitetit jo të lartë. Çmimi i këtij laptopi sillet rreth 400 euro.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve