Dhoma fëmijësh me stil
Në atë moshë, prindërit e tinejxherëve do të duhej që të kenë mirëkuptim dhe që zgjedhjen e stilit, ngjyrave, dekorimeve dhe sipas mundësisë mobilieve, t'ia lënë fëmijëve. Në fund të fundit, janë ata të cilët do të qëndrojnë në atë dhomë. Dallimi mes dhomës së fëmijëve dhe tinejxherëve është i madh. Shprehitë dhe nevojat e tyre janë të ndryshme. Ato ndryshojnë pothuajse në baza ditore dhe me vetë këtë kanë nevojë që të ndryshojë edhe mjedisi i tyre. Është e mundur që gjatë një viti të ndryshojnë tërësisht ngjyrat e preferuara, dekorimet në mure, siç janë posterët, jastëkët zbukurues ose të largojnë lodrat, sepse do të duken shumë fëmijërorë. Kjo lojë kreative të cilën fëmijët dhe tinejxherët e luajnë vazhdimisht, në fakt është shprehje e personalitetit të tyre, ata në këtë mënyrë kërkojnë edhe njohjen e tyre. Kushtimi i vëmendjes ndaj mjedisit, detajeve, vetë hapësirës dhe mobilieve, është një gjë karakteristike për vajzat, edhe pse djemtë gjithmonë do të kundërshtojnë në rast se përpiqeni t'u impononi diçka që nuk është mjaftueshëm mashkullore, derisa në shumicën e rasteve nuk do të kenë ndonjë vërejtje. Madje edhe në rast se nuk ekzistojnë mundësitë që dhoma e tinejxherëve të rregullohet në ndonjë stil të veçantë, e as të mund të ndiqen trendët, është me rëndësi që dhoma të jetë gjithmonë e rregullt, të ketë rend. Kjo është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të fëmijës, ndërsa më vonë edhe të personit të rritur. Parregullsia do të prishë shprehitë, do të pengojë me rastin e mësimin. Mirëmbajtja e dhomës është e rëndësishme për secilin fëmijë, ndërsa secila dhomë e pastër dhe e rregulluar është edhe e bukur, në atë mënyrë do të theksohen më së miri gjërat që gjenden në të.
- Stiv Xhobs ka punuar në dizajnin e 'iPhone'-it të ardhshëm
- 'Unreal Engine 4' sjell lojëra më të shpejta
- 'Twitter' ofron sugjerime
- 'Blizzard' kërkon falje për 'Diablo III'
- 'iPad mini' në gjysmën e dytë të vitit 2012
- 'FrostWire 5.3.6'
- Monitori "Ultra-Slim 24" VX2460h LED"
- Rifreskimi i "Mario Kart 7"
- Çfarë do të thotë për shfrytëzuesit nxjerrja e "Facebook"-ut në shitje?
- Si t’i përshtatni mobiliet e errëta dhe ngjyrat e theksuara
- 'Android' për prodhues të pajisjeve mobile
- Pika e dobët në 'Diablo III'
- Ekrane 'Retina' në kompjuterët 'MacBook Air'
- Ide për rregullim modern të kuzhinës
- 'Apple' duhet të përballet me kërcënimet
- Platforma 'Intel IVB vPro'
- Seria e monitorëve 'Acer G6'
- Komodina për dhomë të fjetjes
- E verdha si frymëzim për enterierin e shtëpisë suaj
- Kompjuteri i ri i 'Lenovo'-s me trashësi të topit të golfit




ad_d.jpg)

Komente