Drutë për ngrohje, si zbukurim në enterier
Kërcitja e zjarrit, valëvitja e tij, aroma dhe drita e butë, kontribuojnë në krijimin e atmosferës së kasolles së bjeshkës, kujtojnë pushimin dimëror, skijimin, në fshatrat e largëta të bjeshkëve. Përveç kësaj, shikimi i zjarrit relakson shumë. Kur për ngrohje përdoren drutë, është i pashmangshëm sigurimi i hapësirës në afërsi ku do të vendoset një sasi e vogël e tyre. Dizajnerët kanë krijuar një varg mbajtësesh, raftesh, për vendosjen e druve. Të gjithë kanë një ide të veçantë, janë të pazakontë, praktikë dhe elegantë. Madje, edhe nëse nuk i përdorni për dru, ata do ta zbukurojnë enterierin. Më së shpeshti bëhen nga metali për shkak të qëndrueshmërisë, por ka edhe të tillë që janë nga qelqi, druri, me plastikë të shtuar, nga litari dhe materiale të tjera. Ekzistojnë mbajtëse të tilla për dru, të cilat qëndrojnë vetë, ose mbështeten në mur, mund të jenë të përforcuara për muri si rafte, ndërsa disave prej tyre mund t'u ndërrohet forma duke u varur nga sasia e druve në to, ndërsa disa të tjera mund të përdoren edhe si rafte për libra. Veçanërisht praktike janë mbajtëset të cilat kanë rrota dhe me këtë zgjidhet edhe problemi i sjelljes së druve në shtëpi, në fakt nuk keni nevojë të shkoni t'i merrni disa herë, por të gjithë i radhisni në këtë mbajtëse dhe i shtyni drejt dhomës.
- Stiv Xhobs ka punuar në dizajnin e 'iPhone'-it të ardhshëm
- 'Unreal Engine 4' sjell lojëra më të shpejta
- 'Twitter' ofron sugjerime
- 'Blizzard' kërkon falje për 'Diablo III'
- 'iPad mini' në gjysmën e dytë të vitit 2012
- 'FrostWire 5.3.6'
- Monitori "Ultra-Slim 24" VX2460h LED"
- Rifreskimi i "Mario Kart 7"
- Çfarë do të thotë për shfrytëzuesit nxjerrja e "Facebook"-ut në shitje?
- Si t’i përshtatni mobiliet e errëta dhe ngjyrat e theksuara
- 'Android' për prodhues të pajisjeve mobile
- Pika e dobët në 'Diablo III'
- Ekrane 'Retina' në kompjuterët 'MacBook Air'
- Ide për rregullim modern të kuzhinës
- 'Apple' duhet të përballet me kërcënimet
- Platforma 'Intel IVB vPro'
- Seria e monitorëve 'Acer G6'
- Komodina për dhomë të fjetjes
- E verdha si frymëzim për enterierin e shtëpisë suaj
- Kompjuteri i ri i 'Lenovo'-s me trashësi të topit të golfit




ad_d.jpg)

Komente