Dy laptopë të rinj nga ?Fujitsu?
Të lehtë, të shpejtë dhe fleksibilë – këto janë karakteristikat kryesore të modelit “T730” dhe atij “TH700”, dy laptopëve të rinj të cilët i ka paraqitur kompania “Fujitsu”. Që të dy modelet kanë ekran 12,1 inç dhe kanë një peshë prej vetëm 1,8 kilogramësh. Janë të shpejtë dhe të fuqishëm, falë familjes së fundit të procesorëve “2010 Intel Core”, hard disqeve SSD, me reagim të shpejtë dhe falë një memorieje të madhe punuese, gjë që bën që këta laptopë të kryejnë me lehtësi edhe aplikacionet më të mëdha.
“Lifebook T730” dhe “Lifebook TH700” janë idealë për personat që udhëtojnë shpesh dhe u bie që të punojnë në avion, apo tren, por edhe për punëtorët të cilët me klientët e tyre shpesh punojnë në terren dhe kalojnë një kohë të madhe duke vozitur. E themi këtë, për shkak se modelet e reja, mund të kenë të inkorporuar edhe sistemin ‘GPS’, njësoj si edhe teknologjitë ‘3G/UMTS’, ‘WLAN’ dhe ‘Bluetooth’ për lidhje pa tel.
Një lehtësim shtesë është edhe fleksibiliteti i cili rrjedh nga ekrani i ndjeshëm në prekje, i cili mund të sillet rreth boshtit vertikal në të dy drejtimet, pastaj nga teknologjia e njohjes së prekjes së shumëfishtë, e cila vjen me sistemin operativ “Windows 7” dhe nga shtëpiza modulare, në të cilën mund të futen edhe pajisja optike DVD, një bateri tjetër, “Blu-ray combo drive”, apo një hard disk i dytë. Që të dy këta laptopë pritet që të dalin në treg në shtator.
- "Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA
- "Nokia Lumia 900" ka fituar çmimin "Më i miri i CES 2012"
- A ju pëlqen 'Timeline'?
- Shtëpia piktoreske me detaje sharmante rurale
- Paraqitet televizori plazma, 386 centimetra
- Bing tani i dyti, kalon "Yahoo"
- Tapetat e plastifikuara
- 'Sony Walkman B170'
- Versioni i ri i 'Apple iTunes 10.5.3'
- Aplikacione të reja për "Facebook"
- "Asus Transformer Prime"
- 'IK Multimedia iRig PRE'
- Tregu i lojërave "cloud", me rritjen më të shpejtë
- Paraqitja e "iPad 3" në fillim të shkurtit
- Katër këshilla për banjë ekologjike
- Ekrani transparent i 'Samsung'-ut prej 46 ''
- 'Windows 7' e kapërcen versionin 'XP'
- Këndi i foshnjave - shtrati
- 'LG' zyrtarisht prezantoi 'Optimus Pad LTE'-in e ri
- Tastiera e re për 'Mac'



ad_d.jpg)


Komente