?Google? paralajmëron sistem të ri operativ
Kompania “Google” ka bërë të ditur se, deri në fund të vitit, do të lëshojë në treg sistemin e ri operativ – “Chrome OS”. Këtë e ka deklaruar zëvendëspresidenti i kompanisë, Sundar Piçaj, i cili është në krye të këtij projekti. Ai ka deklaruar se versioni i parë i këtij sistemi operativ do të specializohet sidomos për “notebook” dhe se kompania, në plasmanin e mëtejmë të platformës, do të ketë qëndrim selektiv.
Pritet që sistemi operativ pa pagesë i kompanisë “Google” do të paraqesë konkurrencë të sistemit operativ të gjigantit “Microsoft” – “Windows”, i cili për momentin mban rreth 90% të këtij tregu.
“Chrome OS” bazohet në kërkuesin (browser) e internetit “Google Chrome”, ku, sipas Sundar Piçajit, qysh nga dita e parë pas plasimit, “Chrome OS” do të ofrojë disa milionë të ueb të dhënave, të cilat përkrahen nga browser-i.
Planet e “Google”-it për përgatitjen e sistemit të veçantë operativ ishin bërë publike në qershor të vitit të kaluar. Në bazë të këtij sistemi operativ është “Linux”.
Në nëntor, kompania në fjalë kishte paraqitur sistemin e saj operativ dhe kishte bërë të ditur kodin e tij fillestar, duke bërë të ditur se “Chrome OS” do të jetë kompatibil me teknologjinë HTML5 dhe “Flash”.
Komente
- Dhoma fëmijësh me stil
- A do të paguanit për 'Facebook'?
- 'Asus Zenbook'
- ‘Google’ refuzon kërkesën e BE-së
- Ambienti i bardhë si bora
- Vjen seria e re e lap-topëve "Asus N"
- "The Pirate Bay" ka pushuar së punuari në disa vende
- "Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA
- "Nokia Lumia 900" ka fituar çmimin "Më i miri i CES 2012"
- A ju pëlqen 'Timeline'?
- Shtëpia piktoreske me detaje sharmante rurale
- Paraqitet televizori plazma, 386 centimetra
- Bing tani i dyti, kalon "Yahoo"
- Tapetat e plastifikuara
- 'Sony Walkman B170'
- Versioni i ri i 'Apple iTunes 10.5.3'
- Aplikacione të reja për "Facebook"
- "Asus Transformer Prime"
- 'IK Multimedia iRig PRE'
- Tregu i lojërave "cloud", me rritjen më të shpejtë




ad_d.jpg)


oo shum mir