description

‘Google’ refuzon kërkesën e BE-së

Publikuar: E marte 7 Shkurt 2012, 2:55 0 Komente

Makina e kërkimit "Google" ka refuzuar kërkesën për pezullimin e fillimit të aplikimit të normave të reja mbi privatësinë. "Vonesa në futjen e këtyre normave do të shkaktonte një konfuzion të madh", ka bërë të ditur 'Google' përmes një njoftimi për shtyp. Gjithashtu, një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar se grupi i punës "Neni 29" nuk ka autoritet për të kërkuar shtyrjen e projektit."Kemi informuar pjesën më të madhe të anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre nuk ka shprehur ndonjë shqetësim", ka thënë zëdhënësi. Kërkesa për shtyrjen e aplikimit të normave të reja mbi privatësinë erdhi nga Bashkimi Evropian, me pretendimin se donte t'i rishikonte ato.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve