Hapësira për punë ose mësim
Një tavolinë e mirë pune dhe një karrige komfore janë baza prej së cilës nisemi me rastin e rregullimit të këndit ose dhomës për punë. Të gjitha pjesët e tjera të mobilieve nuk janë të obligueshme, ndërsa zgjedhja e tyre varet më së shumti nga mundësitë që kanë të bëjnë me hapësirën të cilën e keni në dispozicion. Tavolinën e punës duhet ta zgjidhni duke u bazuar në faktin se çfarë punë kryeni në hapësirën tuaj të punës. Duke u varur nga fakti se a merreni me ndonjë hobi kreativ, apo në atë mënyrë fitoni bukën e gojës, ose vetëm ndiqni ngjarjet rregullisht në internet. Madhësia e tavolinës dhe segmentet e saj siç janë sirtarët nën pllakë ose raftet mbi të, duhet të zgjidhen në bazë të llojit të punës. Për hapësirë shtesë për ruajtjen e librave, pajisjeve, disqeve mund të zgjidhet ndonjë sistem i rafteve, komodina me sirtarë, rafte muri, ose ndonjë pjesë tjetër mobiliesh për këtë qëllim. Stili me të cilin do ta rregulloni hapësirën tuaj të punës më së miri do të përshtatet me dëshirat dhe afinitetet tuaja. Një vend i tillë në të cilin kaloni mjaft kohë dhe në të cilin nga ju pritet kreativitet dhe rezultate të caktuara, duhet të jetë komfor dhe frymëzues. Secili detaj duhet që në njëfarë mënyre të pasqyrojë personalitetin tuaj dhe të ndjekë punën tuaj. Kësaj do t'i kontribuojnë dekorimet, tabelat e ndryshme në të cilat do të mund të varni fotografi e plane, ndërsa bimët e dhomës do ta bëjnë mjedisin më të këndshëm.
- Stiv Xhobs ka punuar në dizajnin e 'iPhone'-it të ardhshëm
- 'Unreal Engine 4' sjell lojëra më të shpejta
- 'Twitter' ofron sugjerime
- 'Blizzard' kërkon falje për 'Diablo III'
- 'iPad mini' në gjysmën e dytë të vitit 2012
- 'FrostWire 5.3.6'
- Monitori "Ultra-Slim 24" VX2460h LED"
- Rifreskimi i "Mario Kart 7"
- Çfarë do të thotë për shfrytëzuesit nxjerrja e "Facebook"-ut në shitje?
- Si t’i përshtatni mobiliet e errëta dhe ngjyrat e theksuara
- 'Android' për prodhues të pajisjeve mobile
- Pika e dobët në 'Diablo III'
- Ekrane 'Retina' në kompjuterët 'MacBook Air'
- Ide për rregullim modern të kuzhinës
- 'Apple' duhet të përballet me kërcënimet
- Platforma 'Intel IVB vPro'
- Seria e monitorëve 'Acer G6'
- Komodina për dhomë të fjetjes
- E verdha si frymëzim për enterierin e shtëpisë suaj
- Kompjuteri i ri i 'Lenovo'-s me trashësi të topit të golfit




ad_d.jpg)

Komente