Interfejsi ?HTC Sense?
“HTC” ka bërë një prezantim interesant të interfejsit të saj të ri për celularë, të cilin e ka quajtur “Sense”, e i cili do të implementohet në celularët që do ta kenë sistemin operativ “Android” dhe sistemet “Microsoft Windows Mobile 6.5” dhe “Windows Phone 7 Series”. “Sense” sjell një interaksion të përparuar të shfrytëzuesit me pajisjen, ku theksi vihet më së shumti në të ashtuquajturin “pinch”. Bëhet fjalë për lëvizje me gishta, me anë të të cilit, përpos fokusimit, tani mund të bëhen edhe shumë veprime të tjera në ekranin e celularit. Psh mund të bëhet “copy/paste” i tekstit.
Me këtë rast, “HTC” ka paraqitur edhe tri modele të reja të celularëve të cilët shfrytëzojnë teknologjinë “Sense”. Bëhet fjalë për celularët “HTC Legend” dhe “HTC Desire” me sistemin operativ “Android” dhe për celularin “HTC HD Mini”, me sistemin operativ “Windows Mobile 6.5”. “HTC Legend” ka një dizajn të jashtëzakonshëm. Është bërë nga shtëpiza njëpjesëshe, ku dominon mbështjellësi i fortë i aluminit dhe ka një ekran “AMOLED”, i cili karakterizohet nga një fotografi e qartë, derisa “HTC Desire” ka një ekran të njëjtë, një procesor me takt prej 1 GHz dhe kyçjen për “Flash”. “HTC Desire”, si nga pamja e jashtme, po ashtu edhe përbrenda, është gati identik me “Google Nexus One”, me përjashtim të përkrahjes për interfejsin “Sense”.
HTC HD mini në fakt është pandan i celularit “HD2”, por është shumë më i lehtë dhe ka dimensione më të vogla.
- "Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA
- "Nokia Lumia 900" ka fituar çmimin "Më i miri i CES 2012"
- A ju pëlqen 'Timeline'?
- Shtëpia piktoreske me detaje sharmante rurale
- Paraqitet televizori plazma, 386 centimetra
- Bing tani i dyti, kalon "Yahoo"
- Tapetat e plastifikuara
- 'Sony Walkman B170'
- Versioni i ri i 'Apple iTunes 10.5.3'
- Aplikacione të reja për "Facebook"
- "Asus Transformer Prime"
- 'IK Multimedia iRig PRE'
- Tregu i lojërave "cloud", me rritjen më të shpejtë
- Paraqitja e "iPad 3" në fillim të shkurtit
- Katër këshilla për banjë ekologjike
- Ekrani transparent i 'Samsung'-ut prej 46 ''
- 'Windows 7' e kapërcen versionin 'XP'
- Këndi i foshnjave - shtrati
- 'LG' zyrtarisht prezantoi 'Optimus Pad LTE'-in e ri
- Tastiera e re për 'Mac'



ad_d.jpg)


Komente