description

Katër këshilla për banjë ekologjike

Publikuar: E diel 22 Janar 2012, 23:37 0 Komente

Mbi 50% e ujit që harxhohet në shtëpi, sipas studimeve të bëra në vendet e zhvilluara, derdhet në banjë. Në mënyrë që të zvogëlohet harxhimi i ujit, i cili edhe ashtu në botë ka filluar që të mungojë, mjafton që të bëni disa gjëra të thjeshta për planetin Tokë: ndërroni gypat që rrjedhin, përcaktohuni për dush me një vrushkull të matur dhe, në vend me tharëse, flokët terni në mënyrë natyrale. Nëse keni kazan të WC-së që harxhon shumë, atëherë zëvendësojeni atë me një model që harxhon më pak.

 

Pikja e ujit

Banja është fajtori kryesor për sasinë më të madhe të ujit të shpenzuar. Në mënyrë që të mos derdhni ujë pa lidhje, gjë që edhe kushton, duhet që të rregulloni gypat e dëmtuar. Duke bërë kështu, do të kurseni nga 100 deri 750 litra ujë në vit.

Kazani i WC-së

Kazani i WC-së harxhon sasi të mëdha të ujit me rastin e çdo shpëlarjeje të guacës së WC-së. Nëse keni kazan tepër të madh të WC-së, atëherë zëvendësojeni atë me një model më të vogël, i cili ofron mundësinë e ndërprerjes së derdhjes së panevojshme të ujit.

 

Rrjeti në çezme

Në çezme duhet ta vendosni rrjetin apo ta instaloni ndonjë çezme që nuk qet shumë ujë. Kështu do të mund të kurseni pa e zvogëluar efikasitetin e larjes. Masën e njëjtë të kursimit ndërmerreni edhe te dushi.

 

Tharja natyrale e flokëve

Një sjellje ekologjike nënkupton edhe harxhimin e matur të rrymës elektrike. Nuk keni nevojë që të dilni jashtë sapo t'i lani flokët. Tharja natyrale e flokëve është e mirë edhe për vet flokët.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve