description

Këndi i foshnjave - shtrati

Publikuar: E shtune 21 Janar 2012, 19:55 0 Komente

Dizajni i tij, dekorimet, bukuria dhe detajet, në fakt nuk janë të rëndësishme për ata për të cilët janë prodhuar, por janë shumë interesante për prindërit, të cilët dëshirojnë t'i sigurojnë fëmijës së tyre një mjedis të vërtetë, të pastër e të rehatshëm. Sot shtretërit për foshnja kanë shumë përmirësime, aksesorë, mundësi të rregullimit të dimensioneve dhe pozitave të pjesëve. Kështu tani është e mundur që të ngrihet dhe të lëshohet dysheku, gjë që varet nga mosha e foshnjës. Për përdorim më të thjeshtë shtretërit tani kanë rrota dhe mund të lëvizen lehtë. Veçanërisht i dobishëm është detaji që prodhohen djepa të tillë, të cilët në fund kanë sirtarë për vendosjen e mbulesave dhe gjërave të ngjashme. Kjo është veçanërisht e dobishme në banesa të vogla. Përveç formave klasike, dizajnit të zakonshëm dhe formave të pritura të djepave, mund të gjeni edhe shtretër të tillë për foshnjën tuaj, të cilët duket sikur janë imagjinuar apo vjedhur nga ndonjë përrallë. Edhe pse vetë forma e shtratit për foshnjë të cilin sapo e keni blerë nuk mund të ndryshohet, atë mund ta zbukuroni në mënyrë që të duket sikur ndonjë djep nga përrallat. Me ndihmën e pëlhurës, fjongove, jastëkëve, kukullave dhe detajeve të tjera të ngjashme do të krijoni një perandori të vogël për fëmijën tuaj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve