description

Kompjuteri ?Sony Ericsson Aino?

Publikuar: E enjte 20 Maj 2010, 22:56 0 Komente

“Sony Ericsson Aino” me të drejtë mbanë epitetin e kompjuterit të vërtetë multimedial. Lirisht mund të lidhet me kompjuterin tuaj, apo me “Playstation” dhe të marrë përmbajtje kudo në botë. Pra, mund të merrni muzikë, video, apo edhe TV kudo në botë, me anë të lidhjes së internetit. Mund të thuhet se “Sony Ericsson Aino” është një plejer i vogël i gjithanshëm në një telefon, me kamerë prej 8 megapiskelësh, MP3 plejer, GPS etj. Është vështirë që të futet në ndonjë kategori. Me kamerën prej 8 megapikselësh, auto-fokus, detektimin e fytyrës dhe me ekranin 3 inçësh me 16 milionë ngjyra, mund të thuhet se bëhet fjalë për një celular të mrekullueshëm për fotografim. Në anën tjetër, GPS, WiFi, HSDPA, incizimi i videos, ‘Google Maps’, të gjitha këto e bëjnë një pako të vogël me mundësi të mëdha. Mund të thuhet se “Sony Ericsson Aino” është “gjithçka në një”. Kombinon gjithçka me çfarëdo, por bazohet në mediet e të gjitha formateve.

Në kombinim me ‘touchscreen’-in dhe ekranin e shkëlqyeshëm 3 inçësh, “Sony Ericsson Aino” ka një teknologji e cila jep një UI (user interface) të denjë. Por edhe nëse çdo gjë duket bukur, asgjë nuk është e re. Për më tepër, gjithmonë duhet të përdorni tastierat për të shfrytëzuar pjesën më të madhe të funksioneve, meqenëse “touchscreen” punon vetëm kur celulari është në ‘formën’ media. I tërë kuptimi i këtij “touchscreen”-i humbet për shkak se ju duhet që ta hapni celularin, në mënyrë që të mund të punoni në të.

Plejeri dhe galeria kanë pësuar disa ndryshime dhe duken për mrekulli.

E vetmja gjë që mungon, e e cila do të duhej që të ishte e pranishme në këtë lloj celulari, është konektori prej 3,5 mm për dëgjuese. Por, për dëgjim mund të përdorni dëgjueset që vijnë me celularin dhe të cilat, për fat, janë të kualitetit të lartë. “Sony Ericsson Aino” mund të incizojë përmbajtjet video në 30fps. Kamera e tij ka 8,1 megapikselë, blic LED, auto-fokus, detektim të fytyrës dhe buzëqeshjes. Po ashtu, aty janë edhe ‘quad band GSM’, USB 2.0, Bluetooth 2.0 dhe kyçja për DLNA.

Mund të thuhet se ky celular paraqet një hap të vërtetë përpara për kompaninë “Sony Ericsson”, ku kombinohen modelet më të mira të këtij prodhuesi nga seria “Walkman” dhe “CyberShot”.

Ky celular mund të mos jetë i përsosur, por bën gjëra të cilat asnjë celular tjetër nuk është në gjendje t’i bëjë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve