description

'LG' zyrtarisht prezantoi 'Optimus Pad LTE'-in e ri

Publikuar: E premte 20 Janar 2012, 22:23 0 Komente

Kompania 'LG' ka prezantuar zyrtarisht tabletin e saj të parë 'LTE' - 'Optimus Pad LTE'. Bëhet fjalë për pajisjen me trashësi prej 9.3 mm si dhe me peshë prej 497 gramësh, e cila ka një ekran prej 8.9'', 'IPS True HD', me rezolucion prej 1280x769. Tableti përmban një procesor '1,5 GHz dual-core Qualcomm', si dhe dy kamera prej 2 megapikselësh. Ai gjithashtu ka vendin e caktuar për kartela 'SD' i cili mbështetë module deri në 32 GB, lidhjen 'HDMI' si dhe certifikatën 'DLNA'. Pajisja në fillim do të lançohet në Korenë Jugore ndërsa data e saktë e lançimit në shtete të tjera nuk dihet ende.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve