description

Llambat nga druri

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 7:02 0 Komente

Përveç kësaj, druri është material i cili punohet dhe formohet lehtë, ndërsa shpesh nuk ka nevojë të ngjyroset dhe ky është edhe një plus me rastin e zgjedhjes së mu këtij materiali për punimin e gjësendeve të nevojshme. Edhe pse i pazakontë për llamba, është e qartë se kur kanë mbajtëse druri, mund të duken tërësisht ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar. Pavarësisht se a bëhet fjalë për llamba dyshemeje apo tavoline, madje edhe llambat e murit dhe llambadarët, janë shumë interesante kur përbëhen nga pjesë të drurit, degë të thara, dërrasa, të cilat lidhen njëra me tjetrën me ndihmën e litarit. Ide ka shumë, ndërsa e tërë kjo bëhet më interesante kur merret parasysh mundësi që druri mund të përdoret si i përpunuar ashtu edhe i papërpunuar, i ngjyrosur ose jo, i tharë, që mund të ngjitet, lidhet, thuret. Madje, edhe kur vetëm ndonjë pjesë e vogël e llambës është e bërë nga druri, ajo duket dukshëm më e ngrohtë, ndërsa një gjë e tillë bën mirë gjatë ditëve të ftohta. Imitimi i drurit ka efekt të njëjtë në përshtypjen e përgjithshme, pra për këtë arsye nuk keni nevojë të zgjidhni llambat më të shtrenjta. Nëse vetë e punoni një llambë ose i shtoni detaje nga druri, keni parasysh edhe atë mundësi që bazën ekzistuese ta mbuloni me tapetë vetë-ngjitëse me dizajn druri. Është thjeshtë të bëhet një llambë e cila në fakt është një grumbull degësh të shtrënguara me tel, ndërsa në mënyrë dekorative e lidhur me shirita ose litarë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve