description

?Microsoft? përcakton çmimin e ?Kinect?-it

Publikuar: E enjte 24 Qershor 2010, 21:35 0 Komente

Kompania “Microsoft” përfundimisht ka përcaktuar çmimin e sistemit të saj të drejtimit (kontrollorit) “Kinect”, duke u dhënë kështu fund spekulimeve rreth kësaj teknologjie të përparuar për lojë.

“Kinect” do të shitet me një çmim prej 150 dollarësh; në pako do të gjendet edhe sensori “Xbox 360”, kablloja e rrymës dhe kablloja ‘Wi-Fi’. “Microsoft” po ashtu ka bërë të ditur se, gjatë lojës, personat duhet të kenë kujdes për distancën nga TV aparati, distancë e cila nuk mund të jetë më e madhe se 2 metra, në mënyrë që pajisja e re të funksionojë si duhet.

“Kinect” është rezultat i punës shumëvjeçare të kompanisë izraelite “3DV Systems”, të cilën “Microsoft” e ka blerë në fillim të këtij viti. Bëhet fjalë për një teknologji e cila u mundëson lojtarëve që, vetëm me anë të lëvizjeve të duarve, pa kontakt me ndonjë harduer, ta kontrollojnë lojën, të lëshojnë filma, etj. Bazën e sistemit e paraqet video kamera e ndjeshme në prekje.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve