description

Mikroçipi për jetë të gjatë

Publikuar: E enjte 24 Qershor 2010, 21:32 1 Komente

Janë duke u bërë përpjekje të shumta që të zgjatet jeta e njerëzve deri në 120 vjet. Në këtë drejtim, është paraparë inkorporimi i një mikroçipi të vogël në trupin e njeriut, i cili do t’ia bëjë me dije mjekut çdo anomali që paraqitet në organizëm.

Ky çip do t’i ndihmojë njeriut që të veprojë në parandalimin e sëmundjeve, meqë çipi do të alarmojë që në shenjat e para të sëmundjeve, apo edhe të paraqitjes së qelizave të para të kancerit. Ai do të futet nën lëkurë dhe vazhdimisht do ta përcjellë gjendjen shëndetësore të personit. Ky çip më pastaj duhet t’i dërgojë sinjale qendrës shkencore ku punojnë mjekët. Njëra ndër qendrat e para të këtij lloji do të hapet në afërsi të Veronës, në Itali. Ajo që mahnit edhe më shumë, është mundësia e mjekimit nga distanca, gjithmonë me anë të këtij çipi.

Në realizimin e projektit „Quo Vadis“, të vlefshëm 12 milionë euro, kanë marrë pjesë shumë ekspertë botërorë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Salihi 28.10.2010 - 15:28

    Mrekullia e dekades!!!!!

arkivi i lajmeve