description

Monitori 'AOC 27" LED'

Publikuar: E mërkure 22 Shkurt 2012, 7:01 0 Komente

Gjatë muajit prill të këtij viti në treg do të dalë monitori 'AOC e2752Vh', të cilin e karakterizon ekrani prej 27'', si dhe raporti i kontrastit 20.000.000:1. Pajisjen e re e karakterizojnë edhe altoparlantët e instaluar 2. 5W, me zë 'SRS', me qëllim që përdoruesit të mos kenë nevojë për altoparlantë të jashtëm derisa luajnë lojëra ose shikojnë filma. Përveç rezolucionit 1920 x 1080 në 60Hz, monitori ka edhe porte 'DVI-D' dhe 'HDMI', të dyja me 'HDCP'. Modeli i ri është zhvilluar si një produkt ekologjik dhe gjatë prodhimit nuk është përdorur merkuri, ndërsa gjithashtu e karakterizon sistemi për kursim të energjisë elektrike.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve