description

?Nokia 6303 Classic?

Publikuar: E enjte 10 Qershor 2010, 22:35 0 Komente

“Nokia 6303 Classic” bën pjesë në mesin e celularëve më të lirë, prandaj ka edhe një përbërje ekonomike. Kryesisht përbëhet nga plastika, me kapak të metaltë të baterisë prapa. Në pjesën e përparme gjenden tastet e madhësisë adekuate dhe me largësi të duhur midis tyre. Në aspektin ergonomik, ky celular është pa të meta, përpos faktit se nuk ka një kamerë më të mirë.

Kamera e këtij celulari ka një rezolucion prej 3,2 megapikselësh, me blic LED. Mund të incizoni edhe videoklipe ‘VGA’, por nuk ka 3G, WiFi, e as GPS. Surfimi në ueb mundësohet nga “Opera Mini 4.2”, por punon mirë edhe me programin “Opera Mini 5”. Ky celular ka një ‘interfejs’ “Series 40”, me anë të të cilit mund ta rregulloni pamjen e menysë. Me anë të këtij celulari, kompania “Nokia” u ka ofruar klientëve të vet shërbimet të cilat tanimë i njohin, pa pasur nevojë që të çajnë kokën duke mësuar gjëra të reja.

Kërkimi i muzikës dhe fotove është i lehtë, falë aplikacioneve të ndara, të cilat e kryejnë mirë punën e tyre. As aplikacioni “Maps” nuk është ndonjë gjë e veçantë, meqë nuk ka “GPS”. Në pjesën e poshtme të celularit gjendet kyçja për dëgjuese prej 3,5 mm, kyçja për mbushjen e baterisë dhe mikro USB-konektori. Në rast se keni kërkesa më të mëdha, gjithmonë mund të përcaktoheni për celularin tjetër, “Nokia 6700”. “Nokia 6303” është celular i mirë për njerëz të cilët e përdorin celularin vetëm për të biseduar dhe për të shkruar sms porosi. Ky model është më i mirë sesa ai paraprak, 6300, por nuk është ndonjë model që mbahet në mend për ndonjë veçanti të tij, të cilat, thjeshtë, nuk i ka.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve